You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » KUJT SONTE T’I FLAS?

KUJT SONTE T’I FLAS?

Kujt sonte t’i flas?

© Lorena Stroka

Kujt sonte t’i flas,
kur edhe gurët mbajnë zi?
Qiej të zbrazët sytë e nënës,
gjithë jeta e saj bërë hi…
 
Kujt sonte t’i flas,
më thuaj ta di?
Me ç’fjalë t’i zbusë unë dhembjen,
kur vdekja e fëmijës,
monument para saj rri…?!
 
Kujt sonte t’i flas
me ç’guxim t’i them:
“Ki kurajë, bëj durim”,
kur vdekja kë mori me vete,
pas s’e ktheu më përsëri…?!
 

 *nga libri – KUDO DHE ASKUND

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top