You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » KU SHKON O NJERI?

KU SHKON O NJERI?

Ku shkon o njeri?

© Lorena Stroka

Ku shkon o njeri,
rrugës në vetmi,
kokëulur, i menduar,
lagur në shi?
Ku shkon o njeri,
veshur me petkun e mërzisë,
duart ngjeshur xhepeve thellë,
sy-përlotur si fëmijë?
Ku shkon o njeri,
vetëm në një natë të tillë,
ku qielli ulërin si i marrë,
zë njeriu s’pipëtin?

Ku shkon o njeri,
trotuareve me trishtim,
shkelur dhjetra bishtra cigaresh,
thithur prej buzë zemrash pikuar hidhërim?
Ku shkon o njeri,
hedhur çantën në shpinë?
E rëndë duket ajo,
në kujtime e zhgënjim!
Ku shkon o njeri?
Pritmë me ty të vij,
s’je i vetmi kësaj djall-jete
që dashuria plagë shpirti i hapi atij…

© KUDO DEH ASKUND

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top