You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » PA FRE – KUDO DHE ASKUND

PA FRE – KUDO DHE ASKUND

Pa fre

© Lorena Stroka

Pa fre dua ta shoh një herë zemrën time
të trokasë ashtu siç do vetë,
të mos ndalet para rregullave dhe ligjeve,
të mos dridhet se ajo që ndjen s’është e drejtë.
Pa fre dua ta shoh një herë veten time,
si bletë ngado të bredhë,
të jetojë aq sa kurrë s’guxoi,
mjaltin në hojëza ta mbledhë.
Por edhe kështu në mos ndodhtë kurrë,
unë sërish do të jem kënaqur,
mjafton që për pak çaste rutinën grushtova në zemër,
e vetes i fola një herë hapur…

© KUDO DHE ASKUND

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top