You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » KU KA QËNDRESË, KA DHE SHPRESË!

KU KA QËNDRESË, KA DHE SHPRESË!

lorena-stroka-gazetare-wikipedia-biografia-gazeta-albstroka-kush-eshte-lorena-strokaNga Lorena Stroka

Duke qenë se në shoqërinë bashkëkohore, rinia ndihet gjithnjë e më e ekspozuar dhe e pambrojtur karshi plotfuqishmërisë së shtetit, zhvillimi i një politike aktive me qëllim krijimin e kushteve për qëndresë dhe mbrotje të drejtash, tingëllon mëse i domosdoshëm!

Tashmë, të rinjtë tanë e kanë kuptuar këtë, ndaj dhe po rrezikojnë të ngrenë në supe një barrë të rëndë, të cilën thellësisht as vetë nuk janë të sigurtë nëse munden ta mbajnë gjatë. Dhe kjo për shkak të padijes, keqshkollimit, mungesës së organizimit të mirëfilltë, por dhe përdorimit të tyre (drejtpërdrejt ose tërthorazi) nga pala të jashtme për interesa vetjake!

Nxitja e viktimizimit të rinisë (qelizës së shoqërisë), për përfitime dhe mbajtje karrigesh nga persona të padenjë e me ambicie politike, po vë në rrezik të vërtetë çeljen e filzave të reja për shpresë dhe ardhmëri premtuese!

Në këto 28 vjet qeveritë nuk kanë bërë asgjë thelbësore për përmirësimin e kushteve të jetesës së shqiptarëve, përkundrazi janë marrë vetëm me shtimin e pasurisë së tyre! Dhe për këtë i kemi ndihmuar edhe vetë ne, duke i rizgjedhur kushedi sa herë!

Është e trishtë që për të disatën herë, janë të rinjtë ata që paguajnë për gabimet dhe mosveprimet e më të mëdhenjve. Roli i shtetit është të kuptojë mjedisin e ri dhe dinamikën e gjërave. Të vendosë në kohë rregullat që do të sigurojnë qëllimet ekonomike dhe prosperitetin e të rinjve, të cilët po detyrohen të largohen masivisht, si të ishin pa atdhe!

Sot, më shumë se kurrë, populli shqiptar thirret të ripërcaktojë nocionet e “demokracisë” dhe “lirisë!” Kërkohet ndeshje e ashpër! Në këtë luftë, shpirtrat preferencialë do të udhëheqin vendin drejt një “pastrimi” të domosdoshëm. Vetëm me ndërgjegje të pastër patriotike do të shkojmë drejt pavarësisë kombëtare nga fuqitë korrupsionale! Nëpërkëmbjes po i vjen fundi! Është përgjegjësia jonë të jemi vigjilentë!/albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top