You Are Here: Home » Të ndryshme » Ku e ke penisin? E harrova në shtëpi…

Ku e ke penisin? E harrova në shtëpi…

Nga Lorena Stroka

Nga ta zësh e nga ta lësh historinë tronditëse të 26 vjeçarit që vuante nga depresioni. Bëhet fjalë për një djalë nga Kina që kohët e fundit ishte zhvendosur në qytet për një jetë më të mirë. Mirëpo ngaqë gjërat nuk shkuan ashtu si ai i kishte parashikuar, vendosi të priste penisin e vet, duke menduar se nuk kishte asnjë vlerë, përderisa nuk e kishte përdorur asnjëherë (s’kishte pasur asnjë lidhje erotike).

Kur filloi të ndjente dhembjet e para, i riu filloi të kuptonte se çfarë kishte bërë. I penduar për atë që kish ndodhur mori biçikletën dhe shkoi drejt spitalit më të afërt për ndihmë.

Gjatë ekzaminimit mjekët e pyetën se ku e kishte penisin? Ai iu përgjigj se e kishte harruar në shtëpi (në nxitim e sipër iu prish mendja të ziut Kinez).

Specialistët i thanë se nëse nuk e sillte në kohë do të rrezikonte të mbetej pa të.

Duke mos patur rrugëzgjidhje tjetër, ia hipi biçikletës, shkoi në shtëpi dhe u kthye në spital me “vegël” në dorë. Fatkeqësisht, për shkak të vonesës së krijuar mjekët nuk arritën t’ia ngjisnin dot./AlbStroka.com/

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top