Kristofor Kolombi
Nga Lorena Stroka
Drejt Indisë – Për t’u transportuar në Evropë mallrat e çmuar që vinin nga India, nevojitej një udhëtim i gjatë. Kristofor Kolombi u mundua të shkonte në Indi duke ndjekur një rrugë të re, pasi sipas thënieve të atëherëshme Toka ishte e rrumbullakët.
Një udhëtim i gjatë – Shkoi tek mbretëresha e Spanjës, Izabela, dhe i kërkoi të financonte udhëtimin e tij. Me tre anije u nis nga porti Palos, në Spanjë. Anijet quheshin Ninia, Pida dhe Santa Maria. Pas dy muajsh udhëtimi, mbërriti në një ishull në Gjirin e Meksikës dhe e quajti San Salvador. Data shënonte 12 tetor 1492.
Amerikë – (Kristofor Kolombi lindi më 1451, mundësisht në Gjenevë). Kolombi ishte i sigurtë që kishte mbërritur në Indi dhe vdiq pa e mësuar se kishte zbuluar një tokë të re. Një tjetër Italian, Ameriko Vesp, ishte ai që kuptoi se nuk bëhej fjalë për Indinë. Kontinenti i ri u quajt Amerikë, si shenjë nderimi në emër të tij. Produktet e para ushqimore që u importuan nga Amerika në Evropë ishin: kakaua, patatet, misri, duhani dhe domatet.
Rreth Afrikës – Ai i cili arriti të shkonte me të vërtetë në Indi ishte Vasko da Gama, një navigator Portugez. Pasi i ra përqark Afrikës, në vitin 1497 kaloi Kepin e Shpresës së Mirë, duke arritur në qytetin e Kalkutës, në Indi.
Kufijtë e rinj – Kufijtë e botës së njohur zgjeroheshin gjithnjë e më shumë. Eksploruesi detar portugez Ferdinand Magelani, ishte njeriu i parë që lundroi rreth Tokës me anijet e tij. Gjatë udhëtimit, më 21 tetor 1520 hyri në ngushticën që ndan Atlantikun me Oqeanin Paqësor. Pasi doli prej ngushticës, ekspeditës i ra në sy hapësira e jashtëzakonshme oqeanike, në të cilën lundruan pa ndërprerë për 99 ditë me rradhë. Gjatë gjithë kohës së lundrimit oqeani ishte i qetë dhe pa valë, pikërisht kjo ishte dhe arsyeja që e quajtën Oqeani Paqësor. Lundrimi në fjalë bëri të qartë se detet dhe oqeanet përfshijnë një sipërfaqe shumë të madhe të Tokës. Gjithashtu, lundrimi madhështor dëshmoi se Toka ka formë sferike dhe qëndron pezull në gjithësi. Zbulimet e reja kontribuan në zhvillimin e shpejtë të tregtisë, detarisë dhe ekonomisë në përgjithësi, duke përforcuar në këtë mënyrë marrëdhëniet politiko – shoqërore në shekujt e ardhshëm.
© Ndalohet ribotimi i shkrimit pa lejen e autores.