You Are Here: Home » Mjekësi » Kriogjenetika: Sekreti i përjetësisë

Kriogjenetika: Sekreti i përjetësisë

Nga Lorena Stroka

Pas SHBA dhe Rusisë, vjen rradha e Australisë për të themeluar klinikën e parë kriogjenetike. Sipas artikujve të gazetës Herald Sun, një grup biznesmenësh nga Melbourne, të cilët besojnë në kriogjenetikë, po mbledhin një shumë të madhe parash për krijimin e klinikës.

E gjithë puna pritet të fillojë gjatë gjashtë muajve të ardhshëm.

Frymëzuesit e projektit thonë se do të ngrijnë dhe ruajnë në klinikë kufoma njerëzish ose koka për më shumë se 100 vjetë – deri sa shkenca dhe veçanërisht nanoteknologjia të ketë progresuar në shkallë të tillë sa që  të lejojë funksionin biologjik të trupave të ngrirë.

Kriogjenetika, është një formë e re shkence e cila i jep mundësinë njerëzve që të vijnë sërish në jetë, sigurisht në një kohë kur ekziston trajtim për sëmundjen e tyre.

© Ndalohet ribotimi i shkrimit pa autorizimin e autores.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top