You Are Here: Home » Mjekësi » Krijuan gjak nga lëkura e njeriut

Krijuan gjak nga lëkura e njeriut

Nga Lorena Stroka

Fakti që shkenca po përparon gjithnjë e më shumë na bën të ndihemi më optimistë ndaj vështirësive shëndetësore që secili prej nesh mund të hasë në një çast të caktuar të jetës së tij. Një metodë e re përdorë qeliza nga lëkura e njeriut, të cilat i shndërron në qeliza gjaku që kanë të njëtin material gjenetik.

Sipas një kërkimi Kanadez të botuar në revistën Nature, specialistët kanë zbuluan në blastocitete. Hulumtimi premton shumë lidhur me trajtimin e disa sëmundjeve, veçanërisht kancerit.

Sipas studiuesve, fakti që shkencëtarët nuk do të  përdorin më procedura komplekse, ashtu siç ndodhë me përdorimin e blastociteteve embrionale, thjeshtëzon procesin.

Perspektiva që të transfuzojmë gjak te një pacient (gjak, i krijuar nga lëkura e tij) na bën të shpresojmë shumë. Është e rëndësishme të theksojmë se njerëzit që kanë nevojë për dhënie gjaku (transfuzione) nuk do të drejtohen më në bankat e gjakut, pasi çdo nevojë do ta përmbushin vetë ata, theksojnë shkencëtarët.

© Ndalohet çdo ribotim i pa autorizuar.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top