You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » KREMI USHQYES QË RIPËRTËRIN GJINJTË PAS LINDJES

KREMI USHQYES QË RIPËRTËRIN GJINJTË PAS LINDJES

lorena_stroka_albania_street_style_albstroka_blog_201711© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Javët e shkuara më ndodhi diçka e habitshme, flija aq shumë orë, sa vështirësohesha të dalloja se kur ishte mëngjes, drekë apo darkë! Gjumashe nuk kam qenë kurrë, akoma dhe në fëmijëri, kur të gjitha shoqet e mia shkonin në shtëpi për të bërë gjumin e detyruar të drekës, unë bëja diçka tjetër: shfletoja ndonjë libër, (më pëlqenin librat fetarë – ngjanin me përralla të rrjedhshme), prija e qepja veshje kukullash (jo gjithmonë me sukses) si dhe… dëgjoja me volum të ulët (nga frika se mos zgjoheshin anëtarët e tjerë të familjes) ndonjë këngë të A. Shkozës. Një rutinë e thjeshtë, por, shumë e këndshme për mua, sidomos gjatë atyre viteve.

Më vonë, rreth të 14-15-ve, kur nevojat për relaksim dhe gjumë ishin më të mëdha, por, dhe dëshira ime gjithashtu më e fortë se kurrë, e kisha krejt të pamundur. Në fjetore, gjumi i rregullt ishte një luks i munguar!

Mirëpo vjen një kohë që trupi nuk reziston dot më dhe fillon e “hakmerret.” Si “hakmerret?” Po ja të bën të flesh gjumë në këmbë, me dëshirë a me pahir.

keshilla-nga-lorena-stroka-facebook-biografia-wikipedia-gazeta-albstroka-gazetare-perkthyese11Falë këtij “ndëshkimi” biologjik, unë sot u zgjova më energjike se kurrë, plot dëshirë për të shkruar gjëra të reja, pas një mungese disa ditore.

Duke qenë se më së shumti jam përqëndruar te postimi i recetave antirrudhë për fytyrën, besoj se po të njëjtën vëmendje duhet të tregojmë edhe ndaj gjoksit, kryesisht pas procesit të gjidhënies.

Ejani të përgatisim së bashku një krem ushqyes për mirëmbajtjen e shëndetit të gjinjve. Kremi në fjalë, eleminon strijat, hidraton/lëmon lëkurën e thatë, si dhe nxit forcimin e gjinjve të varur e të dëmtuar.

Përbërësit

4 lugë gjelle gjalpë shea

3 lugë gjelle vaj kokosi

5 lugë gjelle vaj bajame

1 majë luge vaj esencial vanilje

Përgatitja

Në një rrahëse elektrike përzieni mirë së bashku të gjithë përbërësit e mësipërm, derisa të krijohet një masë homogjene. Pastaj, ruajeni në një vazo prej qelqi të sterilizuar në frigorifer, për 10 javë./albstroka.com/Aplikojeni në lëkurë të pastër, çdo darkë para se të flini.

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top