You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » KREMI ULTRA EFIKAS QË ELIMINON RRUDHAT E SHPREHISË NË 1 MUAJ

KREMI ULTRA EFIKAS QË ELIMINON RRUDHAT E SHPREHISË NË 1 MUAJ

lorena-stroka-gazetare-wikipedia-biografia-gazeta-albstroka-keshilla-nga-lorena-stroka© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Pas një pranie gati 10 vjeçare në gazetarinë internetike është normale që të lexohesh, komentohesh, pëlqehesh, pse jo dhe të urrehesh ndonjëherë… Të gjithë ne që shkruajmë, e dimë fort mirë, që lexuesit tanë më besnikë nuk janë “adhuruesit” tanë, por urrejtësit tanë.

Janë ata që shfletojnë faqet tonë kushedi sa herë në ditë, jo nga malli, por nga halli – vetëm dhe vetëm për të gjetur diçka negative që t’u japë sadopak kënaqësi, qoftë dhe sekondare. Janë po të njëjtët që hedhin gurin e fshehin dorën me ndonjë koment trashanik, dashakeq e toksik njëkohësisht – por pa ua mbajtur të dalin me emrin e tyre të vërtetë. Janë qenie kaq inferiore shpirtërisht e mendërisht saqë dhe aty ku s’identifikojnë dot ndonjë kleçkë, nuk ngurojnë ta sajojnë vetë.

Gërmojnë e gërmojnë, sikur kushedi se ç’do zbulojnë! Ku e gjejnë gjithë këtë kohë të lirë xhanëm?!

Duke qenë se jam 100% e sigurtë që dhe këta rreshta që kam shkruar më sipër, do t’i kalojnë në sitë – si gjithmonë, po i lajmëroj që të mos lodhen së kërkuari në internet jetën time personale, dhe se ai termi “bashkëshorti i parë” është veç pjellë e fantazisë së tyre. Në jetën time, për të cilën jam shprehur fare pak virtualisht, nuk ka ekzistuar kurrë një status i tillë, jo se do ta kisha për turp që ta pranoja, por se thjesht nuk është e vërtetë.

(Këkoj ndjesë nga lexuesit e mi të rregullt për këtë hyrje, por ca sjellje të tilla sinqerisht të nxjerrin nga vetja.)lorena-stroka-shkrime-gazeta-albstroka-lajmi-i-fundit

Ah, që të mos harrojmë dhe arsyen pse jemi këtu, posti i sotëm ka për t’u rikthyer buzëqeshjen shumë vajzave e grave që për një arsye apo për një tjetër, nuk janë kujdesur sa duhet për lëkurën e tyre.

Kremi që do të mësojmë të përgatisim sot është i përshtatshm për eliminimin e rrudhave të shprehisë. Zona delikate përreth syve duhet mbajtur vazhdimisht e hidratuar për shkak të mungesës së gjendrave dhjamore në të.

Për ata që nuk e dinë, gjendrat dhjamore gjenden brenda folikulave (të qimeve të fytyrës), të cilat megjithëse janë të shumta në numër, përmbajnë një sasi fare të vogël yndyre, gjë që gradualisht çon në shfaqjen e rrudhave.

Disa mendojnë se prania e ujit mund ta zgjidhë më së miri këtë problem. Jo, kjo nuk është e vërtetë, asnjë lëkurë nuk mund të përthithë ujë sipërfaqësisht, kështuqë derdhja e sasive të ujit në fytyrë nuk ka ndonjë efekt të dukshëm. Nga ana tjetër, konsumi i tij, po, mund të reduktojë në masë të madhe vijëzimet e mundshme. Lajmi i mirë është që dhe pa pasur ndonjë përvojë të veçantë në kozmetologji, përmes këshillave të mëposhtme nuk do të vështirësoheni fare që të bëni vetë një krem ultra efikas për eliminimin e rrudhave të shprehisë në 1 muaj.

Përbërësit

1 lugë gjelle fara lini

pakëz xhel aloe vera

1 kastravec

pakëz lëng kamomili

Përgatitja

Në një enë të pastër vloni 1 gotë lëng kamomil bashkë me farat e linit, derisa të bëhen pelte, tip xheli. Në vazhdim, kullojeni (përbërjen) në një garzë/napë ose sitë me vrima të vogla, me qëllim largimin e lëvores së farave. Mandej pasi të keni grirë e marrë lëngun e kastravecit filloni procesin e bashkimit të përbërësve.

Në një tas shtoni sasi të barabarta lëng kastraveci, pelteje (fituar nga farat e linit), dhe xheli aloe. Përziejini mirë derisa të formohet një masë homogjene. Në fund, hidheni në një vazo të sterilizuar me kapak hermetik dhe ruajeni në frigorifer për rreth 3 javë.

Aloe është ideal për hidratimin e zonës rreth syve dhe natyrisht eliminon rrudhat e shprehisë. 15 minuta është një kohë e mjaftueshme për hidratimin dhe lehtësimin e thatësisë së lëkurës.

Përdorimi

Zakonisht aplikohet në orët e darkës dhe hiqet nga lëkura në mëngjes. Përdorimi afatgjatë i tij eliminon njëherë e mirë rrudhat e shprehisë dhe jo vetëm./albstroka.com/

S’besoj të kem harruar ndonjë gjë tjetër… Mirë u lexofshim më vonë, se tani po dal për një kafe!

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top