You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » KREMI I TRUPIT QË DUHET TË PËRDORIN TË GJITHA FEMRAT, KRYESISHT ATO QË KANË LINDUR

KREMI I TRUPIT QË DUHET TË PËRDORIN TË GJITHA FEMRAT, KRYESISHT ATO QË KANË LINDUR

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Pas lindjes, çdo trup pavarësisht ndërtimit të tij fillestar nga natyra, pëson disa ndryshime bazike: strija, lëshim lëkure, akumulim yndyre në pjesën abdominale, celulit, zgjerim legeni, shpatullash etj. Në shumicën e rasteve, reagimi i parë i femrave që përballen me realitetin e ri, është zhgënjimi dhe humbja e besimit për rikthimin e linjave të dikurshme (për ato që i kanë pasur). Pjesa dërrmuese mbyllet në vetvete, duke konsumuar gjithçka gjen para (këtë herë jo nga uria, por, nga mërzitja), dhe vetëm një pakicë, pas tronditjes së parë, mundohet të zbulojë mënyrën më efikase për kapërcimin e gjendjes së krijuar. Këtu dua të ndalemi pak, pasi besoj se çelësi i zgjidhjes së çdo situate ndërlikuese nuk është të qëndruarit pasiv, por, vigjilenca individuale që duhet të tregojë gjithsecili prej nesh për përmirësimin fizik e mendor. Çfarë të bëni?

Së pari, vendosni nëse doni të ndryshoni pamjen tuaj fizike apo jo.

Së dyti, lini në anë abuzimet me ushqimin e pashëndetshëm, pijet alkoolike, duhanpirjen.

Së treti, filloni ushtrimin fizik (akoma dhe në ambiente shtëpie).

Së katërti, bëni kura të veçanta bukurie për fytyrë dhe trup bashkë.

Së katërti, bëni durim dhe mos anashkaloni asnjë prej rregullave të lartpërmendura.

Për të gjitha ju që shmangni përballjen e drejtpërdrejt me pasqyrën, po sjell një recetë tepër premtuese. Ju ftoj ta provoni:

Përbërësit

 1 majë luge të vogël borik (pluhur)

4 lugë gjelle lëng qershie

2-3 lugë gjelle ujë mastike (mastiqua)

1 lugë gjelle dyll blete të thërmuar

2-3 lugë gjelle vaj livando/ulliri ose bajame

4 kapsula me vitaminë E

Përgatitja

Lëngu i qershisë duhet të jetë i freskët dhe jo i gatshëm. Merrni 10 kokrra, lajini mirë, hiquni bërthamat dhe pastaj vendosini në blender. Në vijim, kullojeni dhe merrni vetëm lëngun e mbledhur. Mandej hidheni në një tas bashkë me mastikën dhe boraksin.

Ndërkohë vendosni në zjarr (në temperaturë të ulët) dy enë zjarrduruese, në njërën hidhni vajin dhe dyllin e bletës, ndërsa në tjetrën, lëngun e qershisë, mastikën dhe boraksin. Trazojini rregullisht (në të njëjtën kohë), derisa të shkrijnë mirë përbërësit. Kujdes nuk duhet të vlojnë, përndryshe prishen!

Pastaj hiqini nga zjarri (këshillohet që temperatura e të dyja përbërjeve të jetë nga 37-40 gradë celsius) dhe në enën e parë, shtoni përmbajtjen e enës së dytë (domethënë dyllin e shkrirë dhe vajin) duke i rrahur me mixer për rreth 2-3 minuta derisa të homgjenizohen plotësisht. Në fund, shtoni pikat e vitaminës E dhe përziejini përsëri së bashku.

Mandej ruajeni kremin në një vazo të sterilizuar prej qelqi me kapak hermetik. Tri orët e para vazoja nuk duhet hapur për asnjë lloj arsyeje. Më vonë, aplikojeni dy-tre herë në ditë, mundësisht në trup pak të lagësht, me qëllim që të përhapet lehtësisht./albstroka.com/Për efekte sa më të mira, përdoreni përditë!

*Kremin aplikojeni vetëm kur jeni në shtëpi, pasi ka ngjyrë të kuqe dhe mund t’ju njollosë rrobat!

Mirë u lexofshim në shkrimin e rradhës!

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top