You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » KREM USHQYES DHE ANTIRRUDHË PËR TË DYJA GJINITË

KREM USHQYES DHE ANTIRRUDHË PËR TË DYJA GJINITË

LORENA_STROKA_RECETA_BUKURIE© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Sa herë që flitet për estetikën dhe vënien në pah të bukurisë, krejt gabueshëm, shumica e njerëzve beson se kjo është një temë absolutisht femërore, e cila nuk nuk prek kurrsesi meshkujt!

LORENA_STROKA_KREM_PER_BURRASa bindje të dobët dhe dituri të cekët dëshmojnë kësisoj dallimesh gjinore! E bukura është universale dhe pse e ndryshme në llojin e vet. Mos harroni që si meshkujt, ashtu edhe femrat ndihen të tërhequra prej së bukurës, qoftë ajo një fizik i stërvitur apo një fytyrë e pastër! Të kujdesurit për dukjen nuk të bën më pak BURRË se një tjetër që injoron ekzistencën e briskut! Me fjalë të tjera, dua të them se nuk është turp që një mashkull të kurojë imazhin e vet. Mirësjellja, pastërtia dhe përkujdesja gjithmonë kanë përbërë shenja qytetarie, (në kuptimin e gjerë të fjalës).

LORENA-STROKA-KREM-KUNDER-RRUDHAVE-GAZETA-ALBSTROKAEjani të përgatisim së bashku një krem ushqyes dhe antirrudhë për të dyja gjinitë:

Përbërësit

3-4 lugë gjelle dyll blete

3-4 lugë gjelle vaj kokosi

2 pika vaj bajame

1 pikë vaj kalendule

10-12 pika vaj esencial pemë çaji, rozmarine, dru kedri (të zgjedhjes suaj)

+

1 majë luge të vogël sodë buke ose miell misri

Përgatitja

Si fillim, ngrohni në temperaturë të ulët dyllin e bletës dhe vajin e kokosit, derisa të homogjenizohen plotësisht. Në vazhdim, hiqeni nga zjarri dhe sapo të ftohet pak, shtoni vajrat tuaj të preferuar. Mandej, përziejini mirë së bashku derisa të krijohet një masë rrëshqitëse./albstroka.com/Aplikojeni çdo darkë para se të flini.

P.S: Në qoftë se dëshironi që kremi juaj të ketë edhe efekt pastrues (scrub) shtoni pakëz sodë buke ose miell misri, në rast se jo, mos e përdorni fare./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top