You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » KREM PËR LËKURËN E ACARUAR PAS HEQJES SË QIMEVE

KREM PËR LËKURËN E ACARUAR PAS HEQJES SË QIMEVE

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Më të shumtën e herëve, pas heqjes së qimeve vërejmë acarim lëkure (skuqje). Gjë që na bën të shqetësohemi dhe të mos dimë se si të veprojmë, ta lëmë si është (derisa të largohet vetë), apo të përdorim ndonjë lloj kremi me efekt qetësues, në qoftë se po, çfarë kremi të zgjedhim?

Personalisht, duke qenë se kam lëkurë të bardhë e të ndjeshme, pas depilimit vërej ndonjë skuqje të pjesshme lëkure. Mirëpo falë aplikimit të kremit në kushte shtëpie, ajo zgjat fare pak. Në qoftë se ndonjëra prej jush ka acarim lëkure pas heqjes së qimeve, le të provojë të përgatisë recetën e mëposhtme.

Përbërësit

1 lugë gjelle dyll blete të thërmuar (grirë)

4 lugë gjelle vaj balsami

3 lugë gjelle vaj bajame

2 kapsula vitaminë E

1 majë luge vazelinë

1 majë luge gjalp shea

90-100 ml xhel aloe vera

3-4 pika vaj esencial barbarozë

Gjithashtu do të nevojiteni

1 enë mesatare

1 rrahëse dore/elektrike

1 vazo (të sterilizuar) prej qelqi

Përgatija

Fillimisht shkrini në një enë dyllin e bletës së bashku me vajin e balsamit dhe bajames. Përziejini për disa minuta dhe pastaj hiqeni nga zjarri. Mandej, shtoni lëngun e vitaminës E, gjalpin, vazelinën dhe përziejini me rrahëse eletrike. Në fund, shtoni xhelin aloe vera, vajin esencial dhe vijoni t’i trazoni shpejtësisht derisa të krijohet një masë homogjene. Lereni të ftohet, përziejeni përsëri dhe ruajeni në vazo për aplikim të mëvonshëm./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top