You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » KREM NË KUSHTE SHTËPIE PËR LËKURA TË NDJESHME E TË THATA

KREM NË KUSHTE SHTËPIE PËR LËKURA TË NDJESHME E TË THATA

albstroka-blog-krem-lorena-stroka-biografia© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Si është më mirë të kesh lëkurë të yndyrshme apo të thatë? Duke qenë se vetë bëj pjesë te personat me lëkurë të ndjeshme e të thatë, mund të them me bindje të plotë se nevojitet kujdes jashtëzakonisht i madh për të mbajtur larg krijimin e rrudhave, sidomos kur bën ftohtë dhe dehidratimi është i pashmangshëm. Nga ana tjetër, lëkura e yndyrshme, është më elastike, më pak delikate, por, jo shumë favorizuese ndaj grimit. E përthith menjëherë, duke e bërë lëkurën të duket e lodhur, e djersitur dhe pa shkëlqim. Me pak fjalë, asnjëra prej të dyjave nuk është lloji i lëkurës ideale. Mirëpo, ngaqë kjo është një gjendje e pandryshueshme, ajo çka ne mund të bëjmë është thjesht ta përmirësojmë me aq sa kemi në dorë. Më poshtë po ju citoj përbërësit që do të nevojiteni për përgatitjen e një kremi special që lufton thatësinë e padëshiruar:

Përbërësit

1 lugë gjelle vaj kokosi

2.5 lugë gjelle gjalpë kakaoje

gjysmë luge gjelle vaj ulliri

Përgatitja

Si fillim shkrini gjalpin e kakaos, në vazhdim, hiqeni nga zjarri, lereni të ftohet pak (të arrijë temperaturën e dhomës), shtoni në të përbërësit e tjerë (vajin e kokosit dhe ullirit) dhe përziejini mirë së bashku, derisa të krijohet një masë homogjene. Mandej aplikojeni në fytyrë dhe qafë të pastër. Për efekte sa më të mira, përsëriteni çdo darkë para se të flini. Brenda një jave do të vëreni përmirësim dhe ndryshim të madh./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top