You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » KREM NË KUSHTE SHTËPIE KUNDËR MIKROBEVE DHE RRUDHAVE TË FYTYRËS… (EKSKLUZIVE)

KREM NË KUSHTE SHTËPIE KUNDËR MIKROBEVE DHE RRUDHAVE TË FYTYRËS… (EKSKLUZIVE)

krem-kunder-mikrobeve-dhe-rrudhave-te-fytyres-albstroka-receta-sekrete-bukurie-albstroka-lorena-stroka-gazetare© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Sa më rrallë e lajmë fytyrën, aq më shumë mikrobe grumbullohen në të. Si pasojë e kësaj, shfaqen shumë puçrra, pika të zeza, njolla kafe, skuqje lëkure, dehidratim dhe mungesë elasticiteti.

Receta e kremit të mëposhtëm zhdukë rrudhat e imta, përmirëson cilësinë e kolagjenit, redukton njollat kafe si dhe rrit mbrojtjen e lëkurës nga mikrobet.

Përbërësit

15 gr dyll blete

20 ml lëng portokalli të porsa shtydhur

60 ml vaj ulliri

gjysmë luge çaj vodkë

2-3 pika vaj esencial lëvore portokalli

Përgatitja

Në një xhezve shkrijmë dyllin beletës, pastaj shtojmë vajin e ullirit dhe i përziejmë së bashku derisa të krijohet një masë homogjene. Në vazhdim, e heqim nga zjarri dhe vijojmë trazimin. Sapo të bjerë pak temperatura dhe të trashet disi përzierja shtojmë lëngun e portokallit dhe vodkën. Mandej, i përziejmë dhe pak akoma, derisa të krijohet masa e dëshiruar. E lëmë 10 minuta pa e prekur derisa të nxjerrë në sipërfaqe pakëz lëng. E përziejmë mirë përsëri dhe në fund shtojmë vajin esencial./albstroka.com/Për efekte sa më të shpejta aplikojeni çdo mbremje para se të flini.

*Sekrete shtesë: Gjatë përgatitjes mos e përzieni kremin shumë shpejt sepse nuk bëhet i trashë. Kur të përzieni dyllin  e bletës me lëngun e portokallit dhe vajin e ullirit, mundohuni të kenë të njëjtën temperaturë (30 gradë celsius), përndryshe receta do të rezultojë e dështuar.

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top