You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SUPER KREM DOBËSIMI DHE ANTICELULITI NË KUSHTE SHTËPIE

SUPER KREM DOBËSIMI DHE ANTICELULITI NË KUSHTE SHTËPIE

albstroka-blog-krem-dobesimi-ne-kushte-shtepie-shkrime-nga-lorena-stroka© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Cili është mendimi juaj në lidhje me kremrat e hollimit/dobësimit? Mendoni se përbërësit që përmbajnë mund të reduktojnë ynydrën lokale, p.sh. në bark, krahë, kofshë? Në qoftë se jo, duhet të filloni ta besoni, sepse funksionojnë vërtet, sidomos kur bëni kujdes me ushqyerjen tuaj. Kuptohet efekti nuk është i njëjtë për të gjithë. Faktorë të tillë si, metabolizmi, ushtrimi fizik, mosha, struktura e trupit etj., ndikojnë në masë të madhe rezultatin përfundimtar! Gjithsesi, askush nuk del i humbur, një farë përmirësimi të gjithë e vërejnë. Ata që e kanë provuar kanë mbetur të mrekulluar, brenda muajit e panë lëkurën e tyre më të lëmuar, më të pastër, më të tonifikuar dhe sigurisht me më pak celulit.

Më poshtë po ju citoj përbërësit që do të nevojiteni për përgatitjen e recetës çudibërëse, e cila këshillohet për lëkurat e yndyrshme.

albstroka-blog-krem-dobesimi-ne-kushte-shtepie-shkrime-nga-lorena-strokaPërbërësit

2 filxhanë ujë

1 filxhan argjil jeshil (pluhur)

1/4 filxhan kripë

2 lugë gjelle vaj ulliri

1 tenxhere mesatare

membranë plastike për ambalash, ose garzë

Përgatitja

Si fillim vloni ujin, pastaj shtoni kripën (trazojeni derisa të tretet), vajin e ullirit dhe pluhurin e argjilit (pak e nga pak, jo njëherësh). Llogariteni të formohet një masë homogjene (po ta shikoni të arsyeshme, shtoni dozën e ujit, ose të argjilit). Në vijim, hiqeni nga zjarri dhe lereni të ftohet (jo plotësisht). Lahuni me ujë të vakët (me qëllim hapjen e poreve të lëkurës) dhe mandej aplikoni kremin në pjesët ku dëshironi, (me përjashtim të fytyrës). Mbështjellja duhet të jetë  e shtrënguar që të mos rrëshqasë përbërja, por, jo që aq sa të pengojë qarkullimin  e gjakut. Qëndroni 1 orë të mbështjella, pastaj shpëlahuni me ujë të ftohtë./albstroka.com/

Shihemi pas pak…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top