You Are Here: Home » Kuriozitete » KREM 2000 VJEÇAR, PSE PËRDOREJ?

KREM 2000 VJEÇAR, PSE PËRDOREJ?

Nga Lorena Stroka

Gratë në aristokracinë romake përdornin një krem të veçantë për lëmim dhe zbardhje të lëkurës së fytyrës, të paktën këtë tregojnë analizat e kryera deri tani në një kuti të gjetur në afërsi të Londrës.

Bazuar në recetën e lashtë, kërkuesit e Universitetit të Bristrolit, pohojnë se kremi i parë kozmetik është përgatitur rreth 2000 vjet më parë. Kremi i vjetër u gjet në një kuti të rrumbullakët në Sauthuark, në jug të Londrës, gjatë disa punimeve ndërtimore në afërsi të themeleve të një tempulli romak. Kutia ishte e vulosur, dhe kremi ishte ruajtur aq mirë sa dalloheshin akoma dhe shenja gishtash.

Menjëherë pas gjetjes së përzierjes, hulumtuesit filluan të bënin supozime të ndryshme, disa thonin se mund të ishte pastë dhëmbësh, ndërsa ca të tjerë, preparat farmaceutik që përdorej për lyerjen e kafshëve para flijimit.

Tani, analizat kimike tregojnë se kremi përbëhej nga yndyrnë shatzore (40%), niseshte (40%) dhe oksid kallaji.

Yndyrna ka veti zbutëse, niseshteja përmirëson cilësinë e masës, ndërsa oksidi i kallajit ka veti ngjyruese. Zakonisht kjo substancë është ngjyrë gri, por kur përzihet me dy përbërësit e tjerë, e bën masën disi të bardhë.

Kështu si neve na pëlqen ngjyra e errët e lëkurës, në periudhën romake pëlqehej ngjyra e bardhë./AlbStroka.com/

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top