You Are Here: Home » MITOLOGJI » AFRIKANE » KOPRACI

KOPRACI

Përktheu: Lorena Stroka

Dikur jetonte një burrë shumë i pasur. Thuhej se ishte njeriu më i pasur i fshatit të vet. Ishte gjithashtu dhe njeriu më koprac që ekzistonte në planetin Tokë, prandaj dhe të gjithë e thërrisnin Mbibizo, që do të thotë “njeri koprac”. Për shkak të kopracllëkut të vet Mbibizo jetonte krejt i vetëm. Nuk kishte as grua dhe as shërbëtorë. I bënte vetë të gjitha punët e shtëpisë dhe ishte krenar që nuk shpenzonte asnjë lek.

Një ditë, siç po bënte punët e shtëpisë rrëshqiti dhe ra në pus. Ngaqë nuk dilte dot, bërtiti me të madhe:

– “Ndihme! Ndihme!”

Pas pak erdhi me nxitim komshiu i tij. I shtriu dorën dhe i tha:

– “Mbibizo, më jep dorën që të të tërheq lart!”

Mbibizo sapo dëgjoi foljen “jap”, u shtang në vend. Kështu, që u vështirësua t’i jepte dorën. Kjo vonesë e tepruar u tregua fatale. Ndoshta do të kishte shpëtuar nëse komshiu i kishte thënë “merr doren time”.

Të mençurit e fshatit thanë se Mbibizon e vrau kopracllëku i vet…

© Albstroka.com

 

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top