You Are Here: Home » Mjekësi » Konsumi i kafesë dhe çajit parandalon zhvillimin e kancerit të trurit

Konsumi i kafesë dhe çajit parandalon zhvillimin e kancerit të trurit

Nga Lorena Stroka

Sipas një studimi të ri ndërkombëtar, konsumi i përditshëm i kafesë dhe çajit mund të reduktojë deri në 34% probabilitetin e zhvillimit të kancerit të trurit.

Sipas studimit, ata që konsumojnë të paktën gjysmë filxhani kafe apo çaj në ditë mbrojnë shëndetin e trurit të tyre, kundër zhvillimit të gliomës, një nga tumorët më të shpeshtë intracranial që shfaqen edhe në shtyllën kurrizore.

Në anketën, e cila zgjati 9 vjet, morën pjesë 410.000 vullnetarë nga 25 deri në 70 vjeç (nga vende të ndryshme të Europës).

Sipas vëzhgimeve të specialistëve, ata që pijnë më shumë se 100 ml kafe apo çaj në ditë rrezikojnë 34% më pak (që të zhvillojnë gliomë) në krahasim me të tjerët që nuk konsumojnë këtë sasi.

Nuk jemi ende të sigurtë se cili komponent i pijeve të preferuara ka efekte të dobishme për organizmin tonë, dhe më konkretisht për trurin, por dyshojmë se mund të jenë oksidantët e natyrshëm”, deklaron udhëheqësi i studimit Jonathan Friedman, Drejtor i Qendrës Kërkimore të Trurit dhe Shtyllës Kurrizore në Fakultetin Mjekësor (Bryan) në Teksas.

Rezultatet e studimeve të mëparshme kanë treguar se kafja dhe çaji reduktojnë ndjeshëm zhvillimin e disa  sëmundjeve  si: Alzheimer dhe Parkinson.

© Ndalohet çdo ribotim i pa autorizuar.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top