You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » Kolagjeni mund të zëvendësohet nga lopët me preparat artificial

Kolagjeni mund të zëvendësohet nga lopët me preparat artificial

Nga Lorena Stroka

 Një zgjidhje të re alternative të kolagjenit natyror njerëzor, zbuluan një ekip shkencëtarësh Amerikanë, sipas një hulumtimi të botuar në revistën PNAS të Akademisë Kombëtare Shkencore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vlerësohet se zbulimi në fjalë mund të ndihmojë në përmirësimin e metodave aktuale të trajtimit të artritit, si dhe të shumë sëmundjeve të tjera që rrjedhojnë nga shkatërrimi i kolagjenit natyral. Udhëheqësi i hulumtimit, Ronald Raines i Universitetit Wisconsin – Madison bashkë me ekipin e tij pohojnë se bëhet fjalë për “kolagjenin më të qëndrueshëm që është krijuar ndonjëherë”. Deklarojnë, gjithashtu se forma artificiale e proteinave është më e fuqishme se sa natyralja, pasi mund të rezistojë në temperatura shumë të larta. Edhe pse kolagjeni artificial është bërë kryesisht nga aminoacide që nuk gjenden në natyrë, shkencëtarët dëshmuan se struktura trepërmasore e kolagjenit nuk ka asnjë ndryshim nga kolagjeni natyral. Aktualisht, mjekët përdorin kolagjen lopësh për të trajtuar djegie dhe dëmtime të tjera, pavarësisht se ka dhe raste mospranimi të indit nga organizmi.

© 2010 Ndalohet ribotimi i shkrimit pa lejen e autores.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top