You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » KLASIKE, MODERNE APO SPORTIVE?

KLASIKE, MODERNE APO SPORTIVE?

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Herë nga padituria dhe herë nga dëshira për të provuar diçka të re, pothuajse të gjitha, kemi bërë, pse jo dhe vazhdojmë të bëjmë gabime stilistike. Deri në moshën 25 vjeç gabimet konsiderohen të falshme, sepse është periudha gjatë së cilës femra eksperientohet për të gjetur stilin e saj përfundimtar. Shumë femra e kanë të vështurë të krijojnë stilin e tyre personal për shkak të mungesës së vetëdijshmërisë lidhur me përmasat e tyre trupore. Shpesh here, veshjet e tyre nuk përputhen as me moshën dhe as me përmasat që ato kanë. Një grua 30+ nuk mund të vishet si 15 vjeçe me super mini dhe shorts. Jo se është e ndaluar nga ndokush… por thjesht imazhi i saj në krahasim me adoleshenten do të duket mjaft i lodhur…

Stili duhet t’i përshtatet moshës, përmasave trupore dhe sigurisht profesionit të femrës. Personalisht, do ta përkufizoja veten klasike në të veshur. Pavarësisht fizikut tim, rreth 1.70 cm e gjatë dhe 56 kg peshë (fakt që më lejon të vesh çdo lloj rrobe), asnjëherë nuk më kanë pëlqyer veshjet ekstarvagante, gjithmonë e gjeja veten te klasikja me ndonjë element modern tek-tuk… Në garderobën time nuk gjendet asnjë veshje sportive apo lëkurë. Dhe këtë nuk e them për përbuzje, se ka plot vajza që i përdorin dhe madje u shkojnë shumë, thjesht mua nuk më tërheqin.

Unë jam e dashuruar pas fundeve dhe pantallonave me bel të lartë. Blerjet i bëj gjithmonë nëpër dyqane dhe jo online (përmes internetit informohem). Brand-et e mia të preferuara janë Burberry, Dorothy Perkins, Marks&Spencer si dhe shumë të tjera noname, pse jo.

Kam vënë re se sa më shumë shpenzon nëpër sallone bukurie e qendra estetike aq më e pakënaqur je, sepse synon gjithmonë përsosmërinë… Bukuria, buron nga brendësia, vishu si të duash, po nuk u ndjeve mirë me veten, kjo gjë do të reflektohet edhe te të tjerët.

Në mënyrë shoqërore do të këshilloja adoleshentet, pse jo dhe më të rriturat të tregohen sa më të kujdesshme me pamjen e tyre. Mos harroni, fillimi i mbarë është gjysma e punës….

Për gjithçka nevojitet një lloj programi. Veshja e bukur nuk është asnjëherë provokuese. Thuajini JO zbulesave të tepruara (nuk them të visheni si murgesha) dhe grimit të rënduar. Kushtojini vëmendje të veçantë kurimit të lëkurës së fytyrës dhe trupit. Mbani thonj të prerë dhe të lyer me vernik shkëlqyes (jo ngjyra ylberi). Jini gjithmonë të pastra dhe të krehura mire. Trukimi i mirë kërkon teknikë të përsosur dhe produkte të mira, ndaj investoni për t’i patur, përndryshe do të tregoni më keq nga ç’jeni në realitet. Vetullat duhet t’i keni të rregulluara dhe në formën që i shkon fytyrës tuaj. Ato luajnë rol të rëndësishëm në pamjen përfundimtare dhe shprehjen e syve tuaj.

Sekrete të vogla lidhur me veshjen…

Në qoftë se doni të jeni sa më chic… shmangni përdorimin e ngjyrave të ndezuara, domethënë, mos vishni, tre apo katër ngjyra bashkë. Preferoni të keni në garderobën tuaj veshje ngjyrë bezhë (në të gjitha tonet e saj), gri, të bardhë, të zezë, blu e errët. Këto ngjyra kanë një të mirë, nuk tradhtojnë asnjëherë cilësinë e rrobës, sado e mirë apo e keqe qoftë ajo.

Përdorni geta ngjyrë mishi ose të zeza. Në qoftë se nuk doni t’ju tregojnë me gisht… flakni nga dollapi çdo ngjyrë tjetër. Zgjidhni këpucë që i përshtaten këmbëve tuaja, pavarësisht çmimit që mund të kenë. Më të shtrenjtat nuk janë domosdoshmërisht dhe më të mirat.

Përdorni bizhu në madhësi të vogla dhe jo shumëngjyrëshe.

Investoni në blerjen e një çante të mirë mbremjeje (clutch bag). Zgjidheni të zezë ose ngjyrë kafe. Menjëherë do t’i japë stil të veçantë veshjes tuaj.

Mos kombinoni asnjëherë të kuqen me jeshilen.

Mos kopjoni veshjet e të famshmëve në skenë. Tjetër skena, tjetër jeta reale.

Mos vishni kurrë imitacione veshjesh firmato. Është qesharake.

Mos blini kurrë rroba pa i provuar. Nuk ka gjë më të keqe se sa veshjet që s’i përshtaten trupit tuaj./AlbStroka.com/Çdo stil ka bukurinë e vet, mjafton t’i përshtatet femrës që e ka zgjedhur ta bëjë pjesë të saj.

Natën e mirë…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top