You Are Here: Home » MITOLOGJI » Greke » KLASIFIKIMI I QENIEVE MITIKE – Mitologjia, filozofët dhe poetët e lashtë Grekë (I)

KLASIFIKIMI I QENIEVE MITIKE – Mitologjia, filozofët dhe poetët e lashtë Grekë (I)

Shkëputur nga libri: MITOLOGJIA, FILOZOFËT DHE POETËT E LASHTË GREKË (I) – Lorena Stroka

Kushdo që ka pasur mundësinë të lexojë histori nga Greqia e lashtë, gjëja e parë që ka vënë re është prania e krijesave të çuditshme mitike. Pa të cilat, ndodhitë do të dukeshin të varfëra dhe aspak bindëse. Janë pikërisht ato që fuqizojnë skenat përshkruese. Jam e sigurtë se pa ato, mitologjia greke nuk do të kishte peshën që ka sot.

Në këtë pjesë të librit jam përpjekur t’i klasifikoj sipas llojit të tyre. Krijesat përfytyruese të Grekëve të lashtë kishin fuqi të jashtëzakonshme, aq sa akoma dhe sot arrijnë të përcillen me sukses të madh përmes përrallave dhe tregimeve nga shkrimtarë të ndryshëm anembanë botës…

Qenie në formë njeriu por me karakteristika të mbinatyrshme ishin: Ciklopët, Gjigandët dhe Njëqind-dorët.

Qenie gjysmë njeri dhe gjysmë kafshë ishin: Centaurët…

Qenie me kokë kafshe dhe trup njeriu ishte: Minotauri.

Qenie që jetonin në det ishin: Tritonet…

Qenie me aftësi dhe fuqi të mbinatyrshme ishte: Luani i Nemeas./AlbStroka.com/
vijon…

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top