You Are Here: Home » Mjekësi » KËTO JANË ZAKONET MË TË SHPESHTA QË ÇOJNË NË TKURRJEN E CIPËS SË TRURIT…

KËTO JANË ZAKONET MË TË SHPESHTA QË ÇOJNË NË TKURRJEN E CIPËS SË TRURIT…

albstroka-blog-lorena-stroka-biografia-shkrime-fotoNga Lorena Stroka

Pas një sërë hulumtimesh të kryera mbi shëndetin e trurit, është gjetur se personat të cilët flenë më pak se 7 orë në ditë, duhet të ndryshojnë zakon! Nevojiten disa orë që truri të kalojë nga të gjitha fazat e domosdoshme, duke filluar nga më të lehtat, për të arritur te më të thellat. Gjatë fazës REM, aktivizohen të tëra ato pjesë që kontrollojnë procesin e të mësuarit. Aty kryhet konsolidimi dhe ruajtja e kujtimeve tona, si dhe rifitimi i energjisë së humbur.

Pikërisht, për këtë arsye, nëse dikush ka mungesë gjumi, vështirësohet të përqendrohet, të mësojë, apo t’u përgjigjet mjaftueshëm kërkesave të punës. Në kuadër të kërkimit, u vërejt gjithashtu se neuronet e gjendura në pjesën e trurit që rregullon prodhimin e energjisë, fillojnë të vdesin gradualisht, për shkak të mungesës kronike të gjumit. Një tjetër efekt anësor i pagjumësisë është tkurrja e cipës së trurit dhe hipokampusit, kryesisht te personat mbi 60 vjeç.

Dehidratimi

Është vërejtur se konsumi i alkoolit,  mund të çojë në vdekjen e ngadalshme të qelizave cerebrale. Në mënyrë të veçantë, pengon veprimin e një hormoni (vasopressin), i cili përgjegjësohet për mbajtjen e lëngjeve të trupit. Kështu, përmes urinimit të shpeshtë, si pasojë e konsumit të alkoolit, njeriu  humbet sasi të mëdha lëngjesh të vlefshme. Hidratimi është një prej faktorëve kryesorë që kontribuojnë në ruajtjen e shëndetit fizik e mendor. Imagjinoni se sa e rrezikshme do të ishte për ne, në rast se truri ynë, i cili përbëhet 75% nga uji, nuk do të hidratohej mjaftueshëm?/albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top