You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » Kështu fillova të doja ata që vuanin…

Kështu fillova të doja ata që vuanin…

Përktheu: Lorena Stroka, MA in Specialised Translation

………………………………..               ………………………………                     ……………………………………

Ignazio Buttitta

Fillova në moshën 15 vjeç: isha i këndshëm atëherë, prapa banakut të dyqanit ushqimor, i krehur sipas modës së kohës dhe i veshur me përparëse të bardhë. Pëlqehesha nga femrat. Hynin në dyqan: “100 gram djathë”. Prisja djathin, prisja sallamin, prisja dhe dorën time.

Ende i kam shenjat të dukshme. Shihja zonjat, jo thikën. Gaboja në peshë dhe në masë. Asokohë, që të gjeje grua, duhej të kishe të paktën shtatë karabinierë të armatosur (…)

Muajin e mjaltit e kalova me një grua të moshuar fetare, e cila shihte ëndrra paralajmëruese… Moshën e saj nuk do t’jua them. Ah, sa gjëra nuk themi dot… Por as që ishte e virgjër. Fjalët arrijnë deri në gojë, të përtypura, dhe pastaj rrëshqasin në bark. E quanin Dona Lumturia, një emër për urime./AlbStroka.com/

vijon…

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top