You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » KËSHILLA TË DOBISHME PËR SHTËPINË… (EKSKLUZIVE)

KËSHILLA TË DOBISHME PËR SHTËPINË… (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Fakti që jam një mikrofobike e lindur (gjendje e parikthyeshme), e kam tepër të vështirë të bëj jetë “normale” si gjithë të tjerët. Çdo gjë përreth meje e kaloj në mikroskop. Armiku im më i madh? Pluhuri! Dje, për shembull, siç kishim shkuar diku për të ngrënë, unë mbeta me lugë në dorë, duke e parë mirë-mirë se mos kishte ndonjë gjurmë gishti… dhe natyrisht nuk kishte, gjithçka ishte shumë e pastër…

Mikrofobia është një nga arsyet që unë nuk kam asnjë kafshë shtëpiake, as mace, e jo më qen… S’di si ta shpjegoj, por qimet dhe era e tyre më krijojnë një lloj “neverie”… Në të kundërt me mua, partnerit tim, i pëlqejnë jashtë mase, po të ishte në dorën e tij, kush e di se sa do të kishte sjellë në shtëpi…

Ata që nuk janë mikrofobikë nuk e kuptojnë dot këtë gjë… (dhe me të drejtë, po të isha në vendn e tyre, mbase njëlloj do të mendoja dhe unë)…

Më poshtë po ju zbuloj disa këshilla (ekskluzive) shumë të dobishme lidhur me… pastërtinë…

  • Për të hequr nga shtëpia erën e keqe të peshqve të skuqur, zieni pak kanellë.
  • Për të mos ju ngjitur enët e reja zieni pak qumësht në to.
  • Për të pasur rroba të buta, gjatë larjes hidhni një lugë gjelle sodë.
  • Që të mos ju rrëshqasin këpucët, prini një patate në mes dhe kalojeni në to.
  • Për të qëndruar patatet të forta, vendosni 2-3 mollë mes tyre.
  • Për të pastruar xhamat, zieni dy-tre qese me çaj…
  • Vera e kuqe del nga rrobat, vetëm nëse fërkoni njollën me sodë, para se ta lani (jo me kripë, se pas disa larjesh krijohen vrimëza).
  • Për zbllokimin e lavamanit përdorni ujë të nxehtë dhe 1 filxhan kripë të trashë.
  • Stukoja nga mobiljet del vetëm me ujë dhe amoniak.
  • Myku nga shtëpia dhe rrobat hiqet vetëm me lëng limoni.
  • Në qoftë se rrobat janë ngjyrosur me njëra-tjetrën gjatë larjes, rilajini me qumësht.
  • Që të mos bien erë e keqe këpucët, qullni një copë pambuk në benzinë dhe kalojeni në brendësi të tyre.
  • Në qoftë se doni të bëni llak në kushte shtëpi, përzieni tre lugë gjelle sheqer, dy filxhanë me ujë, gjysmë gote lëng limoni dhe ziejini bashkë.
  • Në rast pickimesh nga insektet/grerëzat përdorni qepë ose presh mbi lëkurë.
  • Në rast se jeni njollosur me kafe apo çaj, merrni rrobën dhe lageni në uthull dhe pastaj fërkojeni fort me ujë e kripë.
  • Për të neutralizuar erën e bojës në shtëpi të porsa lyer, vendosni një tas me kore buke dhe qepë në mesin e dhomës.
  • Për të pastruar jakat e kostumeve, merrni një copë rrobë të qullur në amoniak dhe fërkojini lehtë.
  • Në qoftë se padashur hodhët më shumë uthull se ç’duhet në gjellë, hidhni një vezë të pa zier në të për rreth 15 minuta./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top