You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » KENI FLOKË TË YNDYRSHËM? JA ÇFARË TË BËNI!

KENI FLOKË TË YNDYRSHËM? JA ÇFARË TË BËNI!

floke-te-yndyrshme-receta-keshilla-sekrete-bukurie-nga-LORENA-STROKA-ALBSTROKA-POETE-PERKTHYESE-ARTIKULLSHKRUESE-GAZETARE-SHQIPTARE-WIKIPEDIA-ABIOGRAFIA-JETESHKRIMI-ALBSTROKA© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Në qoftë se fytyra është pasqyra e shpirtit, atëherë, flokët janë patjetër korniza. Të paktën këtë besoj unë…

Shpesh shohim femra të grimuara, të veshura mirë, por, me një kapje të thjeshtë flokësh që ngjan më shumë me maskim sesa me stilim. Dhe menjëherë të vjen të thuash: Po si është e mundur që njëra pjesë nuk ka lidhje me tjetrën? Kjo ndodh për dy arsye: e para, për mungesë kohe, (po pse për të lyer e gjejnë kohën? do më thoni), dhe e dyta, sepse mund t’i kenë të yndyrshme ose të dëmtuara nga lyerjet e tepërta.

Dëgjoj shumë femra që thonë: Po dhe sikur ditë për ditë t’i laj, prapë më duken si të palarë, çfarë të bëj?!

Pikërisht, për këtë temë do të flasim sot… për luftimin e problemit…

Çfarë të bëni?

1. Blini shampo për flokë të yndyrshme. Zakonisht kanë një përbërje më të butë/lehtë dhe ndihmojnë në luftimin e problemit.

2. Zgjidhni me kujdes ushqimet që hani. Konsumoni sa më shumë fruta dhe zarzavate. Peshqit përbëjnë luftuesit më të mirë të problemit. Shmangni ushqimet e yndyrshme dhe të skuqurat.

3. Mos aplikoni asnjëherë maska në rrënjë të flokëve. Gjithmonë nga mesi e poshtë dhe shpëlarje të mirë.

4. Tregohuni të kujdesshme në përdorimin e produkteve styling. Sa më shumë llak apo xhel vendosni në flokët tuaja, aq më tepër rëndohen dhe këputen fijet. Ndërsa për sa i përket përdorimit të dyllit, harrojeni njëherë e mirë, pasi është dëmtuesi më i madh i tyre.

5. Mos i prekni flokët orë e minutë. Prekja e shpeshtë krijon yndyrë… madje dhe të shpejtë…

6. Lajini flokët të paktën tri herë në javë. Mos mendoni se larja e shpeshtë krijon rënie, yndyra dhe zbokthi i dëmtojnë.

*Sekrete shtesë: Në një tas të madh shtoni tre filxhanë me ujë të nxehtë dhe 1 lugë gjelle sodë. Përziejini mirë së bashku dhe pasi të jetë ftohur, aplikojeni në rrënjët e flokëve për 4-5 minuta duke bërë masazh të lehtë. Pastaj, shpëlahuni me ujë të ftohtë. (në rast se keni kruajtje koke apo acarime lëkure, lahuni menjëherë dhe mos e përdorni kurrë më).

* Në një tas shtoni një gotë me ujë dhe lëngun e një limoni të shtydhur. Përziejini mirë së bashku dhe në vazhdim aplikojeni në flokë, duke e lënë të veprojë për rreth 15 minuta. Në fund, lahuni me ujë të ftohtë./albstroka.com/Shpresoj t’ju kem ndihmuar sadopak.

Shihemi në shkrimin e radhës…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top