You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » KËNGA E DASHURISË – SA LEHTË MUND TË TË KEQKUPTOJNË

KËNGA E DASHURISË – SA LEHTË MUND TË TË KEQKUPTOJNË

Përktheu: Lorena Stroka, Roehampton University, UK

Khalil Gibran

Dikur ishte një poet që shkroi një këngë të bukur dashurie. E fotokopjoi dhe e dërgoi në mënyrë zinxhirore në miq, shokë, të njohur, burra, gra akoma dhe te një vajzë që e kishte parë veç një herë, dhe që jetonte përtej maleve.

Pas nja dy ditësh, erdhi një i dërguar nga e reja me një letër në duar. Brenda letrës thuhej: “Dua të të siguroj se jam emocionuar thellësisht nga kënga e dashurisë që më shkrove. Eja të takosh prindërit e mi dhe të caktojmë ditën e fejesës”.

Dhe poeti iu përgjigj me shkrim: “Mikja ime, ajo që të dërgova ishte veç një këngë dashurie nga zemra e poetit, që këndohet nga çdo burrë e çdo grua”.

Dhe ajo i shkroi përsëri: “Njeri i pafytyrë, gënjeshtar… Nga dita e sotme dhe derisa të vdes do të urrej të gjithë poetët për shkakun tend”./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top