KËMBANAT E GREQISË BIEN PËR TIRANËN
Nga Artan Mullaj
Shqetёsimi i grekёrve sillet si njё ёngjёll i trembur nё teritorin helen, dhe sot, frika pёr tё ardhmen ёshtё parafjala e jetёs sё tyre. Trashёgimtarёt e shkёlqimeve antike tё qytetёrimit, e kanё haruar luksin e krenarisё superiore tё origjinёs, pёr shkak tё krizёs sё thellё nё vendin e tyre. Kjo krizё i ka ekspozuar tanimё si njё komb tё brishtё, tё rrezikuar nga paaftёsia pёr tё parashikuar nё vazhdim pasojat e saj.
Bashkё me ndryshimin e beftё tё mёnyrёs sё jetesёs, kriza ka sjellё ndryshime nё psikologjinё e popullit grek dhe perceptimet. Tё shёtitёsh trotuareve nё Greqi, do tё ndeshёsh njerёz tё dёshpёruar qё krenaria e antikitetit ka qёnё njё fuqi e pёrkohshme nё jetёn e tyre, dhe ёshtё e pamundur ajo tё vejё nё kontroll pesimizmin qytetar. Lёvizja nё rrugё tё kujton dritёn e zbehtё tё eklipsit nё qiell dhe atmosfera duket edhe mё e hirtё nga fytyrat e njerёzve ku me sy tё lirё vёshtirё tё dallosh gёzimin e jetёs.. Ka pllakosur heshtja dhe nё lokalet e natёs me buzuqe, tё famshme pёr ahengun edhe qefet me uzo dhe recinё, mandolinat gёrvishtin mbrёmjet si tё paakorduara, dhe pjatat nuk thyhen me mijёra nё dysheme, si njёherё e njё kohё, prej lumturisё sё madhe. Dikur e lehtё, lumturia tani sillet si njё kujtim pёrballё nevojёs sё ngutshme pёr tё rezistuar. Trafiku nё rrugё ёshtё lehtёsuar, si pёr tё vёrtetuar qё rritja e papunёsisё dhe rritja e pazakontё e kostos sё lёvizjes ka njё anё tё mirё, gjithsesi, ul ndotjen dhe shpenzimet. Tavernat historike me gatime produktesh deti kanё mё shumё personel se klientё, dhe kjo sjell aq mё shumё trishtim pikёrisht tani, nё kulmin e sezonit, ku turistёt jo vetёm janё shumё mё tё paktё se vitet e shkuara, por financiarisht, nuk janё cilёsorё. Ngaqё ekonomia e Greqisё ndryshe nga ç’pritej, nuk ka gjallёrimin e shpresuar prej turizmit kёtё sezon, trokitja e vjeshtёs do tё ketё me sa duket shumё kёrcёnim dhe prandaj, njёlloj si kriza, edhe frika atje po shndrohet nё njё institucion.
Me kёtё sfond, nё Greqi ёshtё fare lehtё tё konstatosh njё revolucion mendimi qё shoqёrohet me perceptime tё reja pёr mёnyrёn e jetesёs dhe pёr zhvillimin, ndёrkohё qё janё tё shumtё ata qё besojnё se thjeshtёsia e detyruar nё jetёn e tyre mund tё rrezultojё e dobishme. Ashtu si parardhёsit e tyre ndriçuan planetin dhe e udhёhoqёn njerёzimin drejt vlerave dhe pёrparimit me mёndjet e shquara, grekёt e sotёm, duke u pёrballur shumё ashpёr me krizёn e tyre, duket se po i paraprijnё njё epoke tё re nё botё.
Nё Greqi nuk shkruhet edhe nuk thuhet sllogani, “jeto thjesht”, por ndihet kudo, nё familje, nё rrugё, nё markete, nё institucione, nё pushtete. Njerёzit shpenzojnё mё pak dhe e kursejnё mё mirё kohёn e tyre. Babёzia kolektive e sё shkuarёs pёr jetё tё bollёkshme, mё vetura luksoze dhe vila po shndrohet nё pezm: Jeta ёshtё shumё e vogёl pёr ambicje dhe shpenzime kaq tё mёdha.
Greqia ka shpallur epokёn e kursimeve tё mёdha!
Nё kushtet e krizёs sё thellё, politika greke ёshtё ajo qё bёn diferencёn, me mundёsitё konstruktive qё i afron elektoratit, dhe me rolin e saj publik. Paqja mes debateve publike dhe mirёkuptimi i ndёrsjellё mes pushtetit dhe protestave, vёrteton sot misionin dhe rolin e tyre, vetёdijen e qartё, detyrёn. Pёr herё tё parё pushteti nё Greqi ёshtё transparent dhe si asnjёherё verteton inercinё e superioritetit grek dhe vlerёn e trashёgimisё. Edhe pse nё vёshtirёsi tё mёdha, grekёt dinё tё manaxhojnё jetёn e tyre. Mbas 20 vjet korrupsion spektakolar dhe afera tё qeverive tё mёparshme, tё cilat e zhytёn vendin e tyre nё krizё identiteti, pushteti i Jorgo Papandreut ngjan aq mё shumё i shёndetshёm, sa me tё drejtё, shumёkush e shikon atё si njё shpresё. Kryeministri aktual ёshtё duke hyrё nё histori, jo vetёm sepse pёr herё tё parё Greqia po krijon njё shtet publik tё njё demokracie tё pastёr, ku askush nuk guxon mё tё abuzojё, por sepse vёrtetoi botёrisht qё, vetёm nё mes tё rrezikut lind mundёsia. Duke rrezikuar, Greqia ёshtё nё njё riformatim total tё shoqёrisё. Idetё e Jorgo Papandreut rezultuan tё pёrshtatshme pёr tu marё seriozisht nga ata qё mendojnё se duke pastruar korrupsionin shtetёror dhe gjithё shoqёrinё qelizё mё qelizё, situata do tё mund tё ndryshojё. Nё njёfarё mёnyre, brezi i sotёm ёshtё thirur tё bёjё sakrifica tё mёdha, qё e detyrojnё atё tё pushojё sё jetuari pёr vete, dhe tё punojё pёr tё tjerёt, pёr fёmijёt, pёr brezat qё do vijnё.
Kristalizimi i dhimbshёm i Greqisё pёrbёn njё dhuratё bujare pёr vendet e tjera tё rajonit, pasi mund tё imitohet ndёrkohё si model nga ato. Kjo gjё vlen sidomos pёr hqipёrinё. Inferioriteti shtetёror dhe paaftёsia tradicionale pёr tu vetёqeverisur janё arsye mё shumё qё Shqipёria tё nxitojё tё pёrfitojё nga terapia sociale e Greqisё, duke imituar reformat e saj, edhe pёr shkak se ajo ka njё ngjashmёri potenciale me tё. Jemi dy vёnde tё vogla fqinje, nё krizё, me halle tё mёdha.
Por kjo gjё nuk po ndodh. Shqipёria vazhdon tё fluturojё nё delirin e mirёqёnies sё paqёnё. E zhytur nё korupsion si biskotё nё çokollatё, ajo vazhdon tё rrisё borxhin publik duke bёrё tё njёjtin gabim qё Greqia ka bёrё gjithё kёto vjet, para krizёs sё saj. Mashtrimi publik nё Shqipёri ёshtё spektakёl krahasuar me atё tё qeverive tё shkuara tё Greqisё. Ndёrsa qeveritarёt grekё deri dje fshihnin tё vёrtetёn, qeveritarёt shqiptarё sot mashtrojnё. Sot Greqia i ka shpёtuar manipulimit sepse grekёt dinё ta shohin tё keqen nё sy. Pёr analogji, Shqipёria i ngjan tё sёmurit rёndё qё mjekohet me hapje mielli nga qeveria, pa ditur nga se vuan konkretisht. Pёrballja me tё keqen nё Shqipёri bёhet jo me rreforma dhe masa drastike, por me propogandё qeveritare, qё helmon ndёrgjegjien e njerzve.
Pёrkundёr shtetit privat tё instaluar nё Shqipёri, ku tё zgjedhurit kanё pushtet tё pakufizuar, Greqia ka njё shtet publik tё mirёorganizuar, ka transparencё, ka njё infrastrukturё tё fuqishme, ka investuar miliarda pёr bizneset nё vend, nё mbёshtetje tё tyre, dhe ka njё turizёm tё publikuar nё botё. Tё gjitha kёto janё vitamina qё shpejt do tё ndikojnё nё gjallёrime reale tё ekonomisё, duke minimizuar ashpёrsinё e krizёs. Pёrkundrazi, Shqipёria ёshtё nё sprintin e saj negativ; qeveria ka shtruar disa rrugё, vetёm disa rrugё dhe ka disa tё tjera nё mes. Nё Shqipёri nuk ka politika mbёshtetёse pёr bizneset, programe stimulimi dhe zhvillimi tё tyre, nuk ka strategji kombёtare pёr bujqёsinё, mjekёsinё, arsimin, as pёr turizmin, pёr manaxhimin e prodhimit vendas. Qeveria shqiptare nuk di tё bёjё gjё tjetёr, veç rrugёve, veç fodullёkut, veç pasurimit tё shpejtё tё administratёs sё lartё nёpёrmjet aferave, ndёrsa shteti nuk manaxhon ekonominё, teritorin, ambjentin, reformat sociale, nё asnjё rast, sepse nuk di, nuk ka, nuk mundet. Borxhet e Shqipёrisё janё tё panjohura, si dhuratat e babagjyshit nё thes, por dihet nga tё gjithё se ato janё tё mёdha, tё frikshme. Qeveria merr pёrsёri borxh pёr tё shtruar pёrsёri rrugё, duke hapur me thellё gropёn e zezё tё iluzionit, ndёrsa askush nuk bёn asnjё llogari, se sa e brishtё ёshtё ekonomia jonё dhe sa kohё ajo do mund ta pёrballojё çmendurinё. Greqia ndodhet sot buzё gremine pikёrisht pёr shkak tё borxheve tё pakontrolluara qё morёn qeveritё e mёparshme, por pёrkundёr pёsimit tё saj, qeveria shqiptare rrit pёrditё borxhin publik. Ndryshimi ёshtё se grekёt e dinё sa tё varfёr janё, ç’ka ndodhur e ç’duhet tё bёjnё, ne nuk e dimё sa tё poshtёruar jemi, me pёrfaqёsimin tonё. Ata zvariten nё ngjitje, ne rrokullisemi pёrposh, pa kuptuar. Por ka edhe njё ndryshim thelbёsor, dhe ky ёshtё durimi. Ne dimё tё durojmё edhe krizat mё tё mёdha, tё ulim kokёn, tё pranojmё, por nuk dimё tё shpresojmё. Me fqinjёt ndodh e kundёrta. Ata dinё tё shpresojnё, por edhe dinё tё luftojnё pёr tё mirёn e fёmijёve tё tyre. Ata dinё tё shpёrthejnё, tё protestojnё, tё pёrballen. Ne jo!