You Are Here: Home » Të ndryshme » Kapja e shtetit

Kapja e shtetit

Nga Artan Mullaj

Ёshtё e dukshme dhe e dhimbshme se si nga posti i lartё, Jozefina Topalli sillet nё njё mёnyrё  qё tё kujton njё jetimore private, nё tё cilёn lumturia e tё vegjelve fatkeqё varet vetёm nga ndonje shkallёzim  i rrallё ndjeshmёrie i padrones zёcjerrё,  ndёrkohё qё privatizimi i parlamentit prej saj, vёrteton edhe njёherё faktin se tё gjitha opinionet jo rastёsisht  konvergojne nё tё njёjtёn pikё: Qytetarёt e dobёt tё kёtij vendi gjejnё shumё pak ose aspak arsye tё rreagojnё  ndonjёherё ndaj politikёs sё keqe, pёrderisa nuk rreagojnё as pёr “kapjen e qartё” tё parlamentit nga vetё kryetarja e tij.

Nga skena kombёtare e ngjarjeve, nga ballina e parlamentit, ku mbretёron zukatja e njё fataliteti tё paralajmёruar  dhe regёtin pёrmes ndotjes  morali i pushtetit tё ditёs,  sot interferohen sёrish sinjale te dёshpёruara. Kёto sinjale na tregojnё se sa vёshtirё do tё jetё nё kёtё vend  zhvillimi i shёndetshёm dhe koherenca,pёr  sa kohё shteti ёshtё kapur fort prej baronёve tё pushtetit, duke e bёrё edhe mё tё shёmtuar historinё tonё.

Historia jonё e tranzicionit, shumicёn e tё cilёs populli ynё e ka bёrё  duke heshtur dhe duke nguruar, na tregon se “kapja e shtetit” tek ne prej topallёve dhe berishёve, nuk ёshtё njё perceptim metaforik, por ёshtё dicka e mjaft e rёndё, sepse ёshtё dicka reale; na tregon me vrazhdёsinё qё  sjell dinamika e munguar kolektive, se kapja e shtetit nё Shqipёri nuk ёshtё thjesht njё presion institucional ndaj bindjes vullnetare tё shoqёrisё se ky shtet nuk ekziston;   “kapja e Shtetit” nuk ёshtё gjithashtu kaq thjesht njё fenomen i shfaqur si pasojё e luftёs instiktive tё palёve pёr tё qёnё nё pushtet sa mё gjatё:

“Kapja e shtetit” ёshtё pasojё e babёzisё primitive pёr sundim tё pёrjetshёm.  Dhe ёshtё njё krim njerёzor!

Falё kёsaj babёzie tё qartё dhe falё pёrvojёs sё gjatё nё tribuna, nё prapaskena, nё abuzime, nё fushata elektorale, nё krime elektorale, kryeministri i vendit sot ёshtё ai qё e ka nё kontroll spektaklin e tij mes rebelimit tё gjёrave nё Shqipёri. Edhe nё ditёt mё tё vёshtira, ky   projektues epik  i kapjes sё shtetit,  shtetin e mban mbёrthyer pёr fyti, se e di qё ky shtet duhet tё jetё njehёsuar me  mobilizimin  privat qё vetё ai ka instaluar me sukses nё Shqipёri, pёr ta zaptuar atё pёrgjithmonё. Jo vetёm ai, por tё gjithё zotёruesit  eksluzivё tё shanseve  qё afron ky vend nёpёrmjet pushtetit, kanё zhvilluar talentin e pashlyeshёm tё luftёs ndaj institucioneve tё drejtёsisё dhe tё shfrytёzimit tё mundёsive dhe inercisё qё koha dhe pushteti dhe klanet mafjoze ju japin  zhvillimeve,  pёr tё shpёtuar, kur janё nё rrezik, dhe pёr ta vjedhur dhe shqyer vendin, kur vjen mundёsia…

Pёr tё shtuar njё metaforё, nuk ёshtё iluzion tё supozosh se nё sundimin e demokratёve, shteti shqiptar sot sillet si sorkadhja e pashpresё mes egёrsirave  dhёmbёmprehtё tё pushtetit, qё e shijojnё sa tё duan, kur tё duan  dhe si tё duan.

Nё kёtё mёnyre, ky superioritet qё quhet totalitarizёm i pushtetit tё zaptuar nё Shqipёri,  ёshtё njёsia matёse e privatёsisё qё sundon ligjet dhe vendin. Kryeministri i Shqipёrisё ёshtё shumё pranё tё qёnit njё perandor, pёr shkak tё pushtetit tё pakufizuar nё duart e tij. Pёrballё kёtij sundimi tё privatёsisё, koncepti i lirisё ёshtё deformuar aq sa  njerёzit kanё dilemma nё koshiencёn e tyre pёr demokracinё. Dilemat kanё tё bёjnё me mosqёnien gati tё publikut pёr tё pёrballuar shkeljen e tё drejtave tё njeriut dhe funksionimin e cunguar tё drejtёsisё, ndёrsa hajdutёt nё kurrizin e tyre dhe shkelёsit e ligjit, lulёzojnё aq mё shumё sa mё afёr pushtetit, ndodhen ata apo tё afёrmit e tyre, ndёrsa llogjikisht, pёrkundrazi, duhej tё ndёshkoheshin rreptёsisht. Nga ministrat e pёrfolur dhe deri te militantёt e thjeshtё tё partisё nё pushtet, kriteri i penalitetit nuk pёrcaktohet nga ligjshmёria e shkelur, por nga magjia e  besnikёrisё sё  tyre ndaj perandorit, qё ёshtё shkalla mё e lartё e servilizmit dhe e primitivizmit . Askujt asnjёherё nuk i hyn asnjё gjemb nё kёmbё nёse nё vetёdijen e kryeministrit ёshtё perceptuar si mik, besnik i tij, por  edhe njёherazi armik potencial i shpallur i kryetarit tё opozitёs. Nё kёtё mёnyrё, pranё partisё shtet dhe pushtet tё demokratёve,kriteri i karierёs nuk pёrcaktohet nga intelekti dhe inegriteti, por nga ashpёrsia gjenetike dhe dinamika e sulmeve personale instiktive ndaj Edi Ramёs. Ministrat e qeverisё nuk janё ata qё do duhej tё ishin nga pёrzgjedhja intelektuale e vlerave, por janё pikёrisht ata qё, edhe mediokritetin e tyre dinё ta shndrojnё nё njё makineri  baltёhedhёse kundёr kryetarit tё  opozitёs dhe opozitёs sё tёrё. Shteti dhe pushteti sillen ndaj vlerave publike si motrat e shёmtuara pasanike me Hirushen, duke i ndёshkuar me pёrbuzje sa herё qё prokuroria, presidenca, apo persona me integritet nё jetёn publike dalin nё dritё nё shёrbim tё sё mirёs.

Prandaj jo rrallё thuhet nga njerёz tё lirё, se shteti dhe pushteti privat i Sali Berishёs  ёshtё i papёrmbajtur nё sulmin ndaj mundёsive demokratike qё sjell pavarёsia e institucioneve, qё rrezikon qёnien “public” tё shtetit shqiptar. Sot  poshtёrohen vlerat kombёtare tё atdheut, qё nuk janё thjesht Ina Rama apo Bamir Topi, apo dhe tё tjerё, por institucionet qё janё krijuar pikёrisht kundёr privatёsisё sё shtetit, pikёrisht pёr tё mbrojtur kёtё  privatёsi, qё si njё diktaturё e padukshme, ёshtё shndruar nё simbolin e tё keqes nё vend.

Sot ne shohim por edhe sundohemi nga njё lider qё ka nё kontroll jo vetёm shtetin privat qё ka instaluar apo kapur, jo vetёm tё tijtё dhe tё tjerёt, por gjithashtu edhe kundёrshtitё brenda vetes sё tij! I qeshur, i rehatuar nё shijen e hidhur tё batutave qё lёngёzon gjuhёt e vartёsve tё tij nё Kabinetin qeveritar, kryeministri i vendit po shfaq njё veti tё re kёto ditё, qё nuk ёshtё ngjarje e re  dhe nuk ёshtё dinakёri: vetinё e pёrfundme tё tё pranuarit tё gjёrave edhe kur ato nuk janё nё favor. Ndёrsa fytyrёn e tij e ka sunduar sёrish ajo pamja e njeriut nё sallon qё shikon papritur njё  pёshtymё nё dyshemenё e mermertё, buzёqeshja braktisёse  e ditёve tё fundit,  vёrteton se ky burrё, si rrallё ndonjёherё nё karierёn e vet, ka nisur tё bёjё paqe me realitetin. Jo vetёm e ka mbyllur me elegancё rubinetin e akuzave pёr gjithkёnd e pёr gjithcka, por me delikatesё femёrore ka pranuar nё heshtje vullnetin e llogjikёs civile tё gjёrave, si rrallё ndonjёherё. Por tё gjithё e dinё se kryeministri, nёse arrin tё bёjё paqe me realitetin, nuk bёn kurrё paqe me ndёrgjegjien e vet. Kjo do tё thotё se armёpushimi bjeshkor nuk ёshtё pasojё e vullnetit tё tij, por e njё presioni tё jashtёm. Duket se pёrkundrazi, vrasja e ndёrgjegjies po ndodh jo tek kryeministri, por tek ndёrkombёtarёt, tё cilёt herё me dashje, herё rastёsisht, kanё mbёshtetur njё pushtet apo njё “shtet tё kapur”qё vjedh popullin e vet, qё e ndёshkon me varfёri dhe shuarje shprese  dhe e vret barbarisht me  gjakftohtёsi  nё boulevard.

Heshtja e papritur e kryeminstri shqiptar do tё pёrbёnte njё inerci dialektike nёse kjo gjё do tё ishte pasojё e njё lehtёsimi tё ri tё tё kuptuarit tё gjёrave nga ana e tij. Por kjo gjё nuk ka ndodhur. Ai po hesht, dhe heshtja qё flet nё kёtё rast vjen nga tjetёr gjё. Vjen nga presioni i vonuar, i nёnkuptuar, i supozuar, i ndёrkombёtarёve tё paqartё, qё kёtё herё, le tё shpresojmё se pёrballё kapjes sё qartё tё shtetit shqiptar, do tё kenё njё shkallёzim ndjeshmёrie  mё tё lartё se kryetarja e ashpёr e parlamentit shqiptar qё tё kujton mёrzitshёm njё popull tё mbetur jetim.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top