You Are Here: Home » Mjekësi » Kanellë për metabolizëm të mirë

Kanellë për metabolizëm të mirë

Nga Lorena Stroka

Përreth nesh ka shumë mënyra për të arritur qëllimin tonë: pra, për të qenë në formë të përhershme. Ka gjëra të vogla që mund të bëjmë ose shtojmë në përditshmërinë tonë për mbajtjen sa më vigjilente të metabolizmit. Një këshillë e lehtë është dhe kjo: studime të ndryshme kanë treguar se kanella stimulon metabolizmin. Kështu, në vend që ta hani kosin thjesht, pa e shoqëruar me diçka tjetër, mirë do të ishte të spërkatnit në të gjysmë luge (supe) kanellë. Në qoftë se e bëni çdo ditë mund të humbni deri në 1 kg në muaj – aspak keq!

Për hir të shkencës ia vlen t’ju them se kanella është erëz e cila vjen nga pema Cinamomum Celylanicum dhe Cinamomum Cassia. Vendet kryesore ku ajo kultivohet janë India, Kina por dhe shumë të tjera./AlbStroka.com/

© Albstroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top