KAMASUTRA: JA PSE JU REFUZOJNË FEMRAT!
Ke kohë që i vjen rrotull ndonjërës, por ç’e do s’po e hedh dot? Aty ku mendon se thuajse ia arrite qëllimit (dhe s’lë më shokë pa u mburrur), si për dreq, ajo ta dredhë prapë? Dhe pastaj nis e vret mendjen, se çfarë shkoi shtrembër, e kujton një më një se ç’i the e ç’të tha? Mos u nxito të akuzosh filanin apo fistëkun ngaqë është më i ri, më i gjatë dhe më i paraqitshëm se ty (s’është ai të siguroj unë për këtë), mos fajëso as modelin e vjetër të makinës (nuk e kanë fajin llamarinat e shkreta), fajin e ka natyra e gruas, ndrydhjet e saj. Në faqen 29 të librit KAMASUTRA, autori përmend disa nga arsyet se pse një grua mund të refuzojë një burrë:
- Ngaqë mund të dojë bashkëshortin e saj – Pra, në këtë rast flasim për një grua të martuar. Të propozosh një njeri të kurorëzuar është antifetare dhe antimorale. Ç’të bën të mendosh se mustaqet e tua janë më të mira se të burrit të saj? Mendon se kështu tregohesh më i zoti se ai?
- Ngaqë nuk do të bëjë fëmijë jashtë martese – Ka shumë femra që nuk duan të etiketohen si të përdala nga shoqëria duke sjellë në jetë fëmijë jashtë martese.
- Ngaqë nuk është e sigurtë për qëllimet e mashkullit – Kjo është mëse e vërtetë, askush nuk mund të jetë plotësisht i sigurtë për qëllimet e askujt.
- Ngaqë ka frikë se do merret vesh – Në shoqëritë e mbyllura kjo është një nga dukuritë më të hasura. Femrat mundohen të mbysin ndjenjat e tyre vetëm dhe vetëm për t’i shpëtuar përgojimit masiv.
- Ngaqë nuk do të duket “e lehtë” – Për fat të keq, ka dhe njerëz me mendësi të tillë. Qesharake, por e vërtetë.
- Ngaqë je gruar me vulë – “Ndonjëherë më mirë të të dalë syri se sa nami”, kështu nuk thonë? Kur në gjithë zonën njihesh si krye-gruar… nuk mendon se është pak e vështirë të të hedhin besën gratë? Herë tjetër, mos dil me flamur në dorë, se kështu humbet ndonjë shans të mirë.
- Ngaqë je i ri ose i vjetër shumë në moshë – Shumë femra për t’u ndjerë sa më të sigurta zgjedhnin meshkuj afër moshës së tyre, as më të rinj dhe as më të vjetër. Nga të rinjtë kanë frikë se mos tradhëtohen, ndërsa për të vjetërit mendojnë se e kanë kaluar kilometrazhin me kohë.
- Ngaqë mund të mos ketë përvojë – Çdo fillim është i vështirë, por me pak ngulm dhe durim nga ana jote, diçka mund të arrihet.
- Dhe në fund thjesht se nuk i PËLQEN – Nuk ke pse ta marrësh për ofendim, njerëzore është dhe kjo. S’je as i pari dhe as i fundit që është refuzuar./AlbStroka.com/
© www.AlbStroka.com