You Are Here: Home » Mjekësi » Seksologji » KAMASUTRA: MËSO NË CILËN KATEGORI BËN PJESË GRUAJA JOTE…

KAMASUTRA: MËSO NË CILËN KATEGORI BËN PJESË GRUAJA JOTE…

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Sot do të flasim për… llojet e grave. Të gjithë meshkujt, pa përjashtim, do donin të kishin në krah një femër të kompletuar në çdo drejtim: të zgjuar, të ndershme, të re, të bukur, të komunikueshme, të dashur – me fjalë të tjera TË PËRSOSUR. Mirëpo sa prej tyre kanë arritur të gjejnë vërtet një femër me këto cilësi? Fare pak… dhe e dini pse? Sepse po aq të rrallë janë dhe meshkujt e përkryer.

Bazuar në një listë me kritere të ndryshme tradicionale dhe jo vetëm kaq, autori i Kama Sutra-s i ndan femrat në 4 (katër) kategori:

Gruaja Zambak i Ujit (Padmini) – Gruaja e kësaj kategorie është e zgjuar, e bukur, e ndershme, e talentuar, e rrallë, ideale, shpirtmirë, aromatike, shkëlqyese, e sjellshme, e dëshirueshme, (pra, i ka të gjitha të mirat – femra të tilla qëllon të gjesh 1 në 1 milion – domethënë i bie që në Shqipëri të jenë tre apo katër të tilla).

Gruaja e talentuar (Citrini) –  Është e zgjuar, me prirje të veçanta, e bukur, elegante, e shkathët, e fortë, e vendosur dhe e veshur mirë. (Femra të tilla takon 1 në 2 mijë – këtu nuk i humbet shpresat plotësisht).

Gruaja Guaskë (Shankhini) – Përfaqëson gruan e zakonshme, jo shumë të rëndësishme, të keqmbajtur, jo estetike, mediokre në çdo drejtim. (Pavarësisht se sa e pranojnë, shumica të tilla kanë në shtëpi).

Gruaja Elefant (Hastini) – Është shembulli më i keq si dhe më i përhapur në botë. Gruaja Elefant njihet si trupmadhe, e pistë, pa shije në veshje, e vrazhdë, e nxituar, harbute, llafazane, ziliqare, bredhare dhe telendare. (Mjerë kujt i bie në pjesë një e tillë)/albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top