You Are Here: Home » Kuriozitete » KAFSHËT MË TË ZGJUARA TË PLANETIT

KAFSHËT MË TË ZGJUARA TË PLANETIT

Nga Lorena Stroka

Kafshët e mëposhtme, tradicionalisht, kanë qenë më të preferuarat e njerëzve dhe jo pa të drejtë. Shkencëtarët pas monitorimit të sjelljes dhe zhvillimit të tyre arritën në përfundimin se ia vlen të dallohen për zgjuarësinë që zotërojnë.

Elefantët

Elefanti fsheh talente dhe ndjeshmëri të pabesueshme. Është një nga kafshët që shprehen artistikisht, siç është vërejtur, elefantët mund të pikturojnë dhe luajnë muzikë. Ndjenja më e forte e tyre është të dëgjuarit. Për shkak të tingujve të ndjeshëm që kapin, mund të komunikojnë me njëri tjetrin në distanca të largëta. Reagimet e tyre tregojnë se mund të përjetojnë intensivisht sa gëzimin po aq dhe trishtimin. Po si njerëzit, mbajnë mend vendet ku kanë shkuar dhe njerëzit që kanë takuar.

Majmunët

Majmuni renditet i dyti në listen e kafshëve më të zgjuara. Zhvilllimi i tij kognitiv është i ngjashëm me atë të njeriut deri në moshën 3 vjeç. Pastaj inteligjenca e tij stacionohet. Ka mendim të organizuar, mund të zgjidhë probleme të vështira dhe të përdorë kompjuter. Është model bashkëjetese, ndërton komunitete me gjuhë dhe rregulla të veçanta që të gjithë i respektojnë dhe ndjekin.

Papagallët

Papagalli është shpendi më i zgjuar. Kopjon riprodhimin e tingujve të njeriut, ndërkohë që mund të lidhë fjalë e të krijojë fjali. Ka shikim karakteristik, është i aftë të perceptojë ngjyra dhe të dallojë madhësinë e gjërave.

Delfinët

Sipas hulumtimeve të shkencëtarëve, truri i delfinëve është më i madh se i njeriut. Janë kafshë me botë të zhvilluar emocionale dhe shumë të lidhur me njerëzit, kryesisht me trajnerët e tyre. Provë e inteligjencës së tyre janë ushtrimet që mësojnë të bëjnë.

Oktapodët

Oktapodi ka intelekt të madh, konsiderohet si një nga organizmat më të zgjuara invertebrore. Pika e forte e tij është sistemi nervor. Është shumë i aftë në imitimin e organizmave të tjera ujore, gjë që e ndihmon në rastet kur do që t’i shmanget diçkaje./AlbStroka.com/

 © www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top