You Are Here: Home » Mjekësi » KAFJA ME QUMËSHT RREZIK PËR SHËNDETIN

KAFJA ME QUMËSHT RREZIK PËR SHËNDETIN

Nga Lorena Stroka

Kur qumështi kombinohet me sasi të lartë kafeine mund të çojë në rritjen e sekretimit të kalciumit nga organizmi. Kafeina, jo vetëm rrit sekretimin e kalciumit në urinë,  por shkakton dhe sekretim kalciumi në zorrë. Urimimi i shpeshtë që shkaktohet nga kafeina gradualisht çon në humbjen e kalciumit përmes urinës.

Sipas specialistëve, konsumi i rritur i proteinave, kafeinës dhe alkoolit është fajësuar për shkaktimin e osteoporozës dhe rrezikun e lartë të frakturave te të moshuarit.

Përveç substancave të sipërpërmendura që ulin përthithjen e Ca, përfshihen dhe disa komponentë bimorë si soja me të gjitha derivatet e saja. Pirja e 1-2 kafeve në ditë nuk redukton ndjeshëm absorbimin e kalciumit./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top