You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » KA DISA NJERËZ

KA DISA NJERËZ

Përktheu: Lorena Stroka, MA in Specialised Translation

Ka disa njerëz që nuk mundën të lexojnë dot kurrë shënimin e fshehtë që zoti la brenda tyre. Nuk kishin dritën e mjaftueshme për ta lexuar.
Dhe  e lanë të palosur të zverdhej në një sirtar të fshehtë të shpirtit të tyre.
Ka disa njerëz që kur u vjen në dorë gëzimi nuk e dinë që u përket…
Dhe shastisen. E sjellin këtej, e çojnë andej, derisa hapin një gropë dhe e varrosnin, ashtu siç bëjnë qentë me kockat…
Ka disa njerëz që besuan vërtet se Zoti do turrivarurit….
Bravo të gjithë atyre që e mbushën shpirtin me gëzim dhe kënduan me zë shënimin e fshehtë…
Në qoftë se pastaj e grisën apo e dogjën e bënë veç për qejf. Për t’i shkelur syrin Zotit.
Bravo edhe atyre që u kapën në rrjetat e jetës… Edhe nëse i shpuan për një çast, ata ridolën në breg vetëm dhe vetëm për të pasur mundësinë që t’i rikapin…

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top