You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » KA ÇASTE…

KA ÇASTE…

Ka çaste…

© Lorena Stroka

Ka çaste që ndihem i pafuqishëm,

ndaj teje… përjetësi…

Ka çaste që kërkoj arratisjen,

diku larg, s’e di…

Ka çaste që ndiej nevojën

të të marr erë si trëndafil…

Ka çaste që dua të të dorëzohem i tëri,

pa u ndrydhur për tënden dashuri…

Ka çaste që mundohem të të shmangem,

me fjalë, kurrë me shpirt…

Ka çaste që ndihem i mbizotëruar,

nga  imja ndjesi…

Ka çaste që dua të shndërrohem në erë,

të të rrëmbej fort në krahët  e mi.

Ka çaste që dua të bëj gjithçka,

por s’di se si…?!

Ka çaste që lus të mos zgjohem

larg syve të mi të mos jesh ti…

nga libri – JEHONË ZËRASH

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top