You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » HISTORI » Jeta e Grekëve

Jeta e Grekëve

Nga Lorena Stroka

Si jetonin Tempujt dhe ndërtesat publike ishin të zbukuruara me skulptura dhe kollona të larta mermeri. Shtëpitë, në të kundërt, ishin të thjeshta, të ndërtuara me baltë dhe tulla. Gratë jetonin në një vend të veçantë të shtëpisë, në dhomëne grave, ku nuk pranoheshin meshkujt. Qëndronin atje deri në moshën trembëdhjetë vjeçare, pra, derisa martoheshin.

Në tryezë – Grekët e lashtë hanin simite, bishtajore, ullinj dhe fruta.

Artistët Grekë i stolisnin vazot me forma gjeometrike ose me skena nga mitologjia. Zbukurimet dominoheshin nga ngjyra kafe e errët dhe e zeza.

Teatri – Shikuesit uleshin jashtë në disa ndenjëse gjysmërrethore. Të gjithë aktorët ishin burra, akoma edhe ata që luanin role grash. Teatri nuk ishte vetëm një mjet argëtimi, por prekte edhe shumë probleme shoqërore.

Homeri – Ishte një poet i verbër që “shkroi” dy poemat e famshme, Iliadën dhe Odisenë. Iliada shtjellon historinë e luftës së Trojës, që u shkaktua nga rrëmbimi i Helenës së Bukur nga Pari, i biri i mbretit të Trojës. Ne poeme thuhet se qyteti u mbizotërua pas dhjetë vjetesh, falë dinakërisë të Odiseut, mbretit të Itakës, që ndërtoi kalin e drunjtë. Odiseu e rrëfen ndryshe udhëtimin e gjatë të kthimit nga Troja duke e përshkruar unikisht me një mori aventurash dramatike.

Trojanët e transportuan kalin e drunjtë brenda mureve të mbretërisë së tyre, duke besuar se s’ishte gjë tjetër veçse një dhuratë dashamirëse. Por gjatë natës, luftëtarët grekë dolën nga kali dhe dogjën të gjithë qytetin.

Qytetet – Greqia e lashtë nuk ishte një komb i vetëm, por një bashkësi qytet-shtetesh, që shpesh luftonin midis tyre. Dhe vetëm në rast se shfaqej ndonjë armik i përbashkët, bashkoheshin për ta mundur. Dy qytetet më të rëndësishme të asaj kohe ishin Sparta dhe Athina.

Sparta – Sparta qeverisej nga dy mbretër. Në Spartë disiplina ishte e fortë për të gjithë, qysh në kohën e lindjes së çdokujt. Në moshën shtatë vjeçare djali merrte përsipër detyra të vështira dhe i nënshtrohej një serë ushtrimeve dhe provave të lodhshme si: urisë, etjes dhe të ftohtit, me qëllim që t’i forcohej trupi dhe të përgatitej për luftë. Që nga mosha njëzetë e deri në gjashtëdhjetë vjec ishte ushtar, gjithmonë i gatshëm për të luftuar. Por edhe vajzat stërviteshin shumë nëpër palestra dhe salla të ndryshme pothuajse njelloj si djemtë.

Athinë – Bregdeti i saj, Pireu, kishte lëvizje të madhe edhe në Akropol, në vendin e lartë të qytetit, ndodhej Partenoni, tempull i krijuar në shenjë nderimi ndaj hyjnisë Atena. Në sheshe dhe në tregje, Athinasit mernin pjesë të entuziazmuar në jetën politike të qytetit të tyre. Secili ishte i lirë të shprehej ashtu siç ndihej: Athina ishte me të vërtetë, shembulli i parë demokratik i botës së lashtë. Të gjithë burrat merrnin pjesë në Mbledhjen që përzgjidheshin ushtarakët dhe funksionarët shtetëror. Për Grekët ishte shumë i rëndësishëm arsimimi i fëmijëve të tyre, prandaj edhe ne moshën shtatë vjeçare djemtë shkonin në shkollë.

Lojrat Olimpike – Çdo katër vjet organizoheshin ndeshje të ndryshme, gara vrapimi, mundje, hedhje disku etj. Gjatë ndeshjeve luftërat ndalonin përkohësisht dhe vijonin menjëherë pas përfundimit të tyre. Lojrat e famshme kryheshin në Olimp, prej andej moren dhe emrin Lojrat Olimpike./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top