You Are Here: Home » Të ndryshme » “Jam bërë si ketër nga operacionet e shumta plastike”

“Jam bërë si ketër nga operacionet e shumta plastike”

Nga Lorena Stroka

Për operacionet e panumërta plastike si dhe për infarktin që pësoi në zemër vendosi të flasë nëna e Sylvester Stalone, Jackie.

91 vjeçarja foli hapur për ndërhyrjet e dështuara si dhe pranoi se tani ngjan me ketër. Gjithashtu, tha se para dy muajsh pësoi infarktin e tretë në zemër. Viti i fundit ishte vërtet nga më të vështirët për atë, pasi humbi të bijën dhe nipin e saj, djalin e Sylvester, Sage.

Jackie, pohon se nuk i friket vdekjes dhe se gëzohet që bashkëmoshatarët e saj jetojnë në shtëpi pleqsh – (Kur i pëlqen kaq shumë pse nuk shkon dhe vetë do më thoni?). Kur u pyet se nëse vazhdon të bëjë më operacione plastike, me sinqeritet absolut ajo tha: “Po, madje ngaqë teknika e fundit nuk ishte e drejtë duket sikur e kam gojën të mbushur me arra”.

Sot, Jackie, vazhdon të pozojë në qilimin e kuq, madje mund të thuhet se mbahet fare mirë për moshën e saj. Sa për sekretin e jetëgjatësisë së saj? Pothuajse çdo mëngjes ha një qese me spinaq në avull dhe një vezë. Kështu justifikohet që në krah ka një të dashur 60 vjeçar./AlbStroka.com/

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top