You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » JA ME SE T’I HIQNI RRUDHAT E FYTYRËS DHE STRIJAT E BARKUT!

JA ME SE T’I HIQNI RRUDHAT E FYTYRËS DHE STRIJAT E BARKUT!

keshilla-nga-lorena-stroka-lule-akja-gazeta-albstroka-heqje-rrudhash-sekrete-bukurie© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Çfarë keni dëgjuar për Helikrisumin-bimën e diellit ose siç njihet ndryshe lule akjën?

Për ju që nuk jeni në dijeni të kësaj bime, ose që keni dëgjuar fare pak për të, Akja, është një bimë shumëvjeçare, e cila rekomandohet për pastrimin e rrugëve të sistemit të frymëmarrjes, (nëse përdoret si çaj), si dhe për rigjenerimin dhe eliminimin e çdo dëmtimi lëkure, duke filluar nga rrudhat, njollat, puçrrat, ekzemat, djegiet, celuliti, variçet, (nëse përdoret si vaj).

Në mënyrë të veçantë, helikrisumi vepron në indin e lëkurës duke ofruar përmirësime spektakolare. Është cilësuar si një ndër vajrat më të çmuar, sa i përket trajtimit të problemeve të lëkurës, të të gjitha llojeve. Efekti i këtij vaji është i drejtpërdrejtë në lëkurë, domethënë nuk vonon aspak për të na dëshmuar vetitë e tij medicinale!

Është i vetmi vaj në të cilin janë gjetur diketone, substanca që janë përgjegjëse për shërimin e plagëve dhe rigjenerimin e menjëhershëm të lëkurës.

Ia vlen të përmendet, se për shkak të përbërjes herbicide, vaji në fjalë, jo vetëm ripëtërin zonat problematike, por tërheq gjithashtu dhe dhimbjen nga këto pika të irritura. Kjo është një ndër arsyet që atletët e përdorin më së shumti për trajtimin e lëndimeve.

Ka efekt zbutës, tonifikues, rigjenerues, anti-rrudhë, anti-celulit etj.

Shërben si serum për zonën përreth syve, kryesisht për eliminimin e këmbës së patës (rrudhave në cepin e syrit).

Duke qenë se vaji i fituar nga kjo bimë është esencial, do të thotë se ka veprim jashtëzakonisht të fuqishëm. Për këtë arsye, duhet të bëni kujdes gjatë përdorimit. Mos e teproni në sasi, mjafton një pikëz (kombinuar me dy pika vaj ulliri) për të trajtuar problemet e mundshme. Mbidoza mund të shkaktojë djegie lëkure ose dhe probleme të tjera serioze.

Përdorimi i vajit të helikrisumit nuk kufizohet vetëm në kozmetologji, por shkon edhe më tej. Është vërejtur se aroma e tij ka një ndikim jashtëzakonisht të dobishëm në trurin e njeriut, rrjedhimisht dhe në balancimin e emocioneve. Në shumë vende të botës, përdoret dhe si ilaç alternativ për trajtimin e trishtimit, vetmisë, panikut dhe tronditjes!/albstroka.com/Sa i përket çmimit të produktit është totalisht i përballueshëm, 100 ml=5 euro!

© AlbStroka.com

* Ndalohet ribotimi i shkrimit pa lejen e autores.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top