You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » JA SI LËNGU I SUSAMIT PËRTEJ PAKËSIMIT TË RRUDHAVE, KURON DHE GJËNDRAT TIROIDE

JA SI LËNGU I SUSAMIT PËRTEJ PAKËSIMIT TË RRUDHAVE, KURON DHE GJËNDRAT TIROIDE

lorena-stroka-biografia-vaji-i-susamit-kuron-gjendrat-tiroide© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Në pjesën më të madhe të recetave të bukurisë, vaji apo lëngu i susamit gjendet gjithmonë diku aty brenda. Ndryshe nga çfarë ndodh në rastet e tjera, sa vaji po aq dhe lëngu i fituar nga kjo bimë, kanë pothuajse të njëjtat efekte, të cilat nuk lidhen domosdoshmërisht vetëm me zgjidhjen e problemeve estetike, por, dhe atyre shëndetësore. Përveç vitaminave të panumërta që përmban, është ndër të paktat bimë që janë të pasura me jod, argjend dhe tantal.

Si përgatitet?

Në një vazo prej qelqi shtoni 1 litër ujë të pastër dhe 100 gr susam, pastaj mbylleni hermetikisht për 72 orë rresht.

Lëngu i fituar konsumohet gjithmonë esëll në mëngjes (jo më shumë se tri gota). Megjithëse aroma e tij nuk është dhe aq e këndshme, dobitë e shumta që ofron, e bëjnë të pazëvendësueshëm dhe tejet të nevojshëm për t’u pirë.

Për shkak të jodit që përmban është i mrekullueshëm dhe për kurimin e gjëndrave tiroide. Në mënyrë të veçantë, shton energjinë, redukton kolesterolin, rregullon ciklin menstrual (në raste çrregullimesh), ul vlerat e sheqerit në gjak, çhelmon trupin, kryesisht nikotinën nga mushkëritë, gjithashtu, mund të përdoret dhe si locion ideal për pakësimin e njollave ngjyrë kafe dhe rrudhave të fytyrës./albstroka.com/

© AlbStroka.com

 

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top