You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » JA SI LAKURIQËT E NATËS DO T’I NDIHMOJNË NJERËZIT TË JETOJNË MË GJATË

JA SI LAKURIQËT E NATËS DO T’I NDIHMOJNË NJERËZIT TË JETOJNË MË GJATË

lorena-stroka-gazetare-wikipedia-biografia-artikuj-shkencore-botuar-ne-gazeten-albstrokaNga Lorena Stroka

Kohët e fundit shkencëtarët po studiojnë me imtësi lakuriqët e natës për të gjetur sekretin e jetëgjatësisë. Një ekip shkencëtarësh nga Universiteti i Dublinit, shqyrtoi ADN-në e rreth 500 lakuriqve të egër nate, të cilët i përkasin katër llojeve.

Shkencëtarët gjetën se një prej specieve që kishte vesh minjsh (Myotis) dhe që jetonte rreth 37 vjet (kur në fakt duhej të jetonte vetëm 4 vjet në sajë të madhësisë që ka), telomeret, domethënë segmentet mbrojtëse të ADN-së në skajet e kromozomeve, nuk tkurreshin me kalimin e kohës, siç duhej të ndodhte.

Gati tek të gjitha kafshët dhe njerëzit, sa më i shkurtër është telomeri i kromozoneve, aq më shpejt shkatërrohen qelizat dhe digjet qiriri i jetës.

Hululmtuesit shqyrtuan gjenomin e lakuriqve të natës, duke e krahasuar atë me 52 gjitarë të tjerë, dhe gjetën dy gjene (ATM dhe SETX) që mesa duket ruajnë gjatësinë e telomereve.

Gjetja e dy gjeneve që i ruan telomeret të paprekura, rrit gjasat për një “eliksir” të mundshëm jetëgjatësie.

Lakuriqët e natës janë gjitarët më jetëgjatë në botë në krahasim me madhësinë e tyre. Vetëm 19 lloje gjitarësh jetojnë më gjatë se njeriu, në krahasim me madhësinë e tyre fizike. 18 prej të cilëve janë lakuriqë nate, dhe i 19 një urith (pa qime) të çuditshëm afrikan.

Studimi i kafshëve tepër jetëgjata që kanë zhvilluar natyrshëm mekanizma për të luftuar plakjen, përbën udhë alternative për identifikimin e bazës molekulare të zgjatjes së jetës. Lakuriqët e natës janë një model i ri e interesant për këtë./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top