You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » JA SI BOTOX-i PO ZËVENDËSON SILIKONIN

JA SI BOTOX-i PO ZËVENDËSON SILIKONIN

botoksi-gjoksit-lorena-stroka-gazetare-wikipedia-artikuj-gazeta-albstroka-biografiaNga Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

A mund të kryhet zmadhim gjoksi pa bisturi? Përgjigja është Po!

Një metodë e re revolucionare po i bën gratë të harrojnë gjithçka dinin në lidhje me implantet e silikonit. Botox boob job, është një teknikë e injektueshme që e bën gjoksin të duket më i fortë e më i madh, e mbi të gjitha, krejt natyral.

Është një ndërhyrje e menjëhershme, pa gjak, pa shenja, e pa dhimbje. Do të thoja se funksionon më mirë te femrat me përmasa reçipetash nga A në C. Është 100% e sigurt dhe natyrisht ka efekt më të shpejtë sesa operacioni tradicional.

Thelbësisht, ajo çka mjeku bën, është injektimi i një doze botoksi në muskujt e kraharorit, i cili i qetëson përkohësisht. Nuk shkakton plagë, mpirje apo efekte të tjera anësore. I gjithë procesi zgjatë vetëm 30 minuta, dhe është mëse ideal për gratë që pas lindjes së fëmijëve dëshirojnë të korrigjojnë pamjen e gjinjve të lodhur.

Sipas Shoqatës Ndërkombëtare të Kirurgjisë Plastike e Estetike, botoksi vijon të jetë një ndër trajtimet më të parapëlqyera dhe të kërkuara në mbarë botën. Vetëm në Britani, vitin e kaluar, 45.465 femra iu nënshtruan injeksioneve të botoksit për përmirësimin e dukjes së tyre./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top