You Are Here: Home » Të ndryshme » Ja se si e konceptoj unë SUKSESIN

Ja se si e konceptoj unë SUKSESIN

Nga Lorena Stroka

Sukses për mua është të flesh i qetë në darkë, i çliruar nga çdo tabelë apo emërtim që mund të të vendosin të tjerët apo ti vetes. Sukses për mua është të ndihesh kreativ. Për fat të keq, sot të gjithë garojnë për karrierë… duke menduar se i suksesshëm është vetëm ai që ka disa zero më shumë në llogari bankare. Shumë herë, ndodh që ajo që ti krijon të duket marrëzi, e çuditshme akoma dhe e pavlerë për disa, megjithatë, ti duhet t’i koncentrohesh qëllimit tënd për të arritur atë që të bën të lumtur ty, pa marrë parasysh gojëdhënat e atyre që përveç kthimit të filxhanëve dhe dredhjeve të cigareve nuk dinë të bëjnë gjë tjetër…

© Albstroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top