You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » KY ËSHTË KREMI MË I MIRË HIDRADANT (FOTO)

KY ËSHTË KREMI MË I MIRË HIDRADANT (FOTO)

lorena-stroka-albstroka-krem-hidratuesalbstroka-lorena-stroka-1-revistelorena-stroka-albstroka-krem-hidratues-nivea© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Megjithëse jam pro përgatitjes së kremrave në kushte shtëpie, ka disa produkte të gatshme që janë vërtet shumë të efektshme dhe ia vlen t’i blesh.

Për vite me radhë përdorja kremra hidratues të linjës GARNIER, prej të cilave kisha mbetur e kënaqur, por kohët e fundit, linja në fjalë ka bërë disa ndryshime në përbërës, ka shtuar më shumë vaj argani (mundësisht jo të cilësisë së mirë, prandaj dhe shkakton skuqje fytyre), si dhe ka zvogëluar dozat e përbërësve të tjerë të domosdoshëm.

Tani, kam filluar dhe bëj diçka tjetër, përdor krem hidratues NIVEA pure & natural i cili është i pasur me vaj argani dhe kamomili (bio) bashkë me pakëz krem të bërë vetë. E aplikoj vetëm gjatë ditës, më saktë në mëngjes, pas procesit të pastrimit të fytyrës. Ndryshimi në lëkurë është mëse i dukshëm, e ndiej më të butë e të pastër.

Në qoftë se doni të keni një fytyrë sa më të hidratuar, të shëndetshme dhe pa rrudha do t’ju rekomandoja ta blinit pa asnjë mëdyshje. E gjeni në farmaci (ka për të gjitha llojet e lëkurës, të ndjeshme, të thatë, të yndyrshme) dhe kushton rreth 9 euro. Aplikojeni sa më parë./albstroka.com/

shihemi pas pak…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top