You Are Here: Home » Mjekësi » Ja se ç’duhet të dini për virusin HIV (I)

Ja se ç’duhet të dini për virusin HIV (I)

Nga Lorena Stroka

Kujdes:

MOS SHPËRFILLNI SHËNDETIN TUAJ – TESTI I ANTITRUPAVE për (HIV-in) ELISA ËSHTË I DOMOSDOSHËM PËR TË GJITHË, PA DALLIM (në rast se ekzaminimi realizohet në spital privat, kostoja nuk është më shumë  se 35 euro (flas për në Greqi – Belgjikë) madje përgjigjet e analizave mund t’i merrni brenda tre ditëve. Me këtë rast testohuni edhe për hepatitin.

Virusi HIV (Human Immuno-deficiency Virus – Virusi i Mungesës së Imunitetit te Njeriu) është një virus që dobëson dhe shkatërron sistemin vetëmbrojtës.

Ngaqë  simptomat e para të infektimit me HIV nuk janë të veçanta, dhe nuk u japim rëndësinë e duhur rrezikojmë të injorojmë mundësinë e zhvillimit të mëvonshëm të sëmundjes. Sipas specialistëve, 87% e personave nis të shfaq simptomat e para 2 – 4 javë pas infektimit. Shenjat janë të ngjashme me ato të gripit të zakonshëm:

  • Ethe
  • Lodhje
  • Dhembje koke
  • Dhembje gryke
  • Temperaturë

E vetmja mënyrë për të mësuar nëse jeni infektuar apo jo, është bërja e testit të antitrupave HIV. Virusi identifikohet në gjak 6 muaj pas infektimit. Pra, bërja e testeve para kësaj periudhe është e padobishme, nuk do të tregojë asgjë.

Shumica e njerëzve zakonisht nuk ka asnjë shenjë shqetësuese për 6-10 vjet. Nëse nuk trajtohet, sistemi vetëmbrojtës dobësohet dhe nga bartës kaloni në pacientë të rregullt me AIDS.

Si mund ta kuptoj nëse dikush ka HIV?

Fatkeqësisht, nuk ka asnjë mënyrë për të konstatuar nëse dikush ka virusin HIV. Është e vështirë ta përcaktoni thjesht nga paraqitja e jashtme. Mënyra e vetme për ta mësuar është nëse e thotë ai/ajo vetë – gjë që s’ndodhë kurrë!
Si mund ta dimë nëse virusi HIV shkakton AIDS?

Në 1981, rastet e para serioze me mangësi vetëmbrojtjeje u diagnostikuan kur disa të rinj zhvilluan infeksione të pazakonta dhe kancer. Më vonë, kjo sëmundje e re u quajt “AIDS”. Atëherë, askush nuk e dinte se çfarë shkaktonte kjo sëmundje. Pastaj, shkenca tregoi se virusi HIV është shkaku i AIDS -it. Mjekët rekomandojnë se të infektuarit (HIV) duhet të marrin patjetër barna të posaçme që do t’i ndihmojnë në parandalimin e zhvillimit të sëmundjes. Nuk duhet të harrojmë se HIV përparon dhe dobëson aftësinë e njerëzve për të trajtuar sëmundje të mundshme. Disa mundohen të ç’orientojnë njerëzit duke u thënë se AIDS nuk shkaktohet nga HIV. Këto pohime mund të rezultojnë fatale, pasi në rast se njerëzit i besojnë, do të mbrohen më pak, gjë që do të thotë se përveç se do të infektohen vetë, rrezikojnë të infektojnë edhe të tjerët

Si të qëndrojmë larg infektimit?

HIV transmetohet përmes marrëdhënieve seksuale, raportit të drejtpërdrejtë me gjak të infektuar si dhe nga nëna te embrioni. Lëngjet e trupit që përmbajnë HIV janë:

  • Gjaku (përfshirë edhe gjakun e periodave)
  • Sperma (ndoshta dhe lëngjet para-spermës)
  • Lëngjet vaginale
  • Qumështi i nënës

Për tu transmetuar HIV  (njeriu) duhet:

  • Të jetë i pranishëm në një nga këto lëngje
  • Të hyjë brenda në trup

Sjelljet seksuale që mund të transmetojnë virusin HIV janë:

  • Seksi vaginal (penisi në vaginë)
  • Seksi anal (penisi në anus)
  • Seksi oral (penisi në gojë)

Rreziku i transmetimit të HIV -it reduktohet ndjeshëm duke përdorur prezervativin.

Mënyra të tjera transmetimi mund të jenë:

  • Përdorimi i përbashkët i shiringave të përdoruara nga narkomanë
  • Bërja e tatuazheve në mjedise jo profesionale
  • Shpimi i veshëve me mjete të infektuara
  • Përdorimi i përbashkët i mjeteve prerëse
  • Përdorimi i përbashkët i furçës së dhëmbëve
  • Shpimet aksidentale me shiringa
  • Transfuzioni i  gjakut
  • Lindja
  • Dhënia e gjirit

Është e rëndësishme të dime se:

Shumica e njerëzve me HIV nuk tregojnë të sëmurë.

Shumica e njerëzve me HIV nuk kanë bërë test dhe nuk e dine që janë të  infektuar.

Virusi HIV nuk transmetohet me:

  • Pështymë
  • Lotë
  • Djersë
  • Urine
  • Përqafim
  • Puthje
  • Masazh
  • Shtrëngim duarsh
  • Pickim insektesh
  • Bashkëbanim
  • Përdorim të përbashkët të tualetit./AlbStroka.com/

© Ndalohet ribotimi i shkrimit pa autorizimin e autores.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top