You Are Here: Home » Mjekësi » JA SA KALORI HUMBIM KUR BËN SHUMË FTOHTË!

JA SA KALORI HUMBIM KUR BËN SHUMË FTOHTË!

sa-kalori-humbi-kur-ben-ftohte-shkrime-nga-lorena-stroka-albstroka-gazeteNga Lorena Stroka

Dëbora dhe i ftohti polar kanë një “efekt anësor” sa paradoksal, po aq dhe pozitiv për trupin e njeriut, pasi e detyrojnë atë të shpenzojë sasi të mëdha energjie, domethënë kalori.

Studimet kanë treguar se kur trupi ekspozohet në të ftohtë, menjëherë rriten rezervat e yndyrës kafe, e cila cilësohet e dobishme (në të kundërt me yndyrën e bardhë), pasi nuk ruan, por konsumon energji. Në të njëjtën kohë, temperaturat e ulta nxisin lirimin e një hormoni të quajtur irizinë, i cili konverton qelizat e bardha në ngjyrë kafe, dhe gjithashtu parandalon formimin e indit të ri yndyror.

Shkurtimisht, nëse vendosni të qëndroni qoftë dhe vetëm 15 minuta, në një ambient të hapur, me temperaturë shumë të ulët, është e sigurt që do të harxhoni po aq energji (kalori), sa gjatë 1 ore palestrimi./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top