You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » JA SA GJATË DO TË JETOJMË NË TË ARDHMEN E AFËRT!

JA SA GJATË DO TË JETOJMË NË TË ARDHMEN E AFËRT!

lorena-stroka-gazetare-albstroka-blogNga Lorena Stroka

Sa shumë do të doja ta besoja këtë zotërinë, por kam frikë se jemi ca larg një realiteti të tillë.
Për ata që nuk e dinë, themeluesi i Media Lab në MIT,është një ndër të parët që thanë se Interneti është mjeti që do të transformojë rrënjësisht jetën tonë. Sot, ai shpreh këtë bindje për një tjetër ëndërr shekullore të njeriut, atë të jetuarit sa më gjatë. Në mënyrë të veçantë thekson:
“Do të jetë një e ardhme shumë ndryshe, do të kemi njerëz të modifikuar gjenetikisht dhe do të korrigjojmë gabimet e natyrës, do t’i bëjmë invalidët të ecin përsëri dhe më vonë do të eliminojmë sëmundjet e rralla”.
Së shpejti, njerëzit do të jenë në gjendje të jetojnë nga 150-200 vjet. “Kjo do të ndodhë në gjeneratën tjetër. Për ne është tepër vonë, sepse është pak e vështirë të kthesh mbrapa procesin e plakjes, por nuk ka dyshim që fëmijët dhe nipërit e mbesat tuaja do të jetojnë deri në 150 vjeç.”/AlbStroka.com
© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top