You Are Here: Home » Mjekësi » JA PSE NUK DUHEN KONSUMUAR VEZËT TË PAGATUARA

JA PSE NUK DUHEN KONSUMUAR VEZËT TË PAGATUARA

LORENA-STROKA-GAZETARE-ALBSTROKA-FACEBOOKNga Lorena Stroka

Faktorët të cilët mund të çojnë në rënien e flokëve dhe thyerjen e thonjve janë të shumtë. Gjithsesi, një ndër më të njohurit është mungesa e biotinës. Biotina (ose vitamina B7) e ndihmon trupin që të shndërrojë ushqimin në energji, pa të cilën nuk do të mundeshim të bënin asgjë!

Përdorim afatgjatë i antibiotikëve dhe disa ilaçeve të caktuara antiepileptike përbën gjithashtu një faktor rreziku. Është vërejtur se të gjithë ata që konsumojnë të bardha vezësh të pagatuara, rrezikojnë me mungesë biotine, pasi albumina e vezës (Albumina është lëndë e trashë, veshtullore azotike, e cila është përbërëse kryesore dhe karakteristike e të bardhës së vezës dhe serumit të gjakut), përmban avidinë. Avidina është një proteinë lidhëse e biotinës, e cila kur konsumohet zvogëlon përthithjen e biotinës, rrjedhimisht nxit rënien e flokëve dhe thyerjen e thonjve./albstroka.com

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top