You Are Here: Home » Mjekësi » Psikologji » ARSYEJA QË MESHKUJT NUK GJEJNË DOT FEMRËN E DUHUR ËSHTË…

ARSYEJA QË MESHKUJT NUK GJEJNË DOT FEMRËN E DUHUR ËSHTË…

Nga Lorena Stroka

Disa burra vështirësohen të dalin akoma dhe takim me një grua, ndërsa ca të tjerë s’e kanë problem fare. Kjo ndodh se ata s’kërkojnë atje ku duhet. Ca të tjerë, janë me fat, pa mundim të tepërt, gjejnë shumë shpejt personin e duhur. Bukuria e gruas është padyshim përshtypja e parë për burrat. Por sa herë kemi parë burra më pak tërheqës të qarkullojnë me gra të bukura?

Ja pesë arsyet se pse burrat nuk gjejnë dot gruan e duhur:

  • Burrat të cilët thonë se nuk gjejnë dot gruan e përsosur, zakonisht janë ata që nuk kërkojnë. Mirë është që njeriu para se të arrijë në një përfundim të tillë të vetëpyetet se sa herë ka dalë takim muajin e fundit. Në qoftë se nuk ke dalë në takim për një kohë të gjatë, s’është e nevojshme të pyesësh veten se pse gruaja ideale s’duket askund.
  • Ndjekin këshillat e shokëve të ngushtë ose atyre që hiqen sikur janë njohës të mirë të grave. Është gabim i madh të përgjithësohen gratë. Secila prej tyre ka personalitetin e vet.
  • Kanë shumë pretendime. Askush nuk do të ketë diçka mediokre në krah. Të gjithë përpiqen për më të mirën. Por le të jenë realistë!
  • Burrat mendojnë me hormonet e tyre. Paraqitja e jashtme është ajo që magnetizon vështrimin e një burri. Mirëpo shumë herë një fytyrë apo trup i bukur nuk shoqërohet nga një personalitet respektiv, dhe për këtë arsye burrat zhgënjehen.
  • Thonë se kanë kërkuar kudo. Në mjedisin shoqëror, në internet dhe në vende të tjera. Kjo nuk është justifikim, vetëm në rast se jetojnë në ndonjë zonë ku numerikisht burrat janë më të shumtë se gratë! KUSH KËRKON, GJEN!/Albstroka/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top