JA PSE DUHET TË KESH MOTËR OSE VËLLA
Nga Lorena Stroka
Sa herë jemi grindur me vëllezërit tanë? Sa herë jemi rrahur me njëri-tjetrin? Dhjetëra herë! Por akoma dhe atëherë kur gjërat arrijnë në ekstrem, qetësohuni dhe mendoni të mirat dhe të këqijat e të pasurit një motër apo vëlla.
1. “Ai e bëri gabimin”
A nuk është zgjidhja më e përshtatshme të fajësosh vëllain apo motrën tënde kur ti thyen vazon e preferuar të mamit. Sidomos nëse dhe ai/ajo bën të njëjtën gjë, ka të ngjarë t’i shpëtoni që të dy dënimit. Këto bëhen në vegjëli, se në moshë të rritur s’ia hedh dot asnjërit.
2. Gjaku s’bëhet ujë
Lidhja midis vëllezërve dhe motrave është nga më të fuqishmet në të gjitha shoqëritë. Mund të të ndihmojnë në çfarë do lloj mënyre që kanë mundësi (psikologjike, ekonomike) kur ke nevojë. Kështu, ke të paktën një njeri që mund të të mbështesë në kohë të mirë e të vështirë.
3. Njeriu më i afërt që ke
Akoma dhe në qoftë se ke diferencë të madhe moshe me motrën apo vëllain tënd, hapësira midis gjeneratës tuaj dhe prindërve është e madhe. Gëzoni pra, çdo çast me njeriun që mund të keni interesa të përbashkëta.
4. Përkrahja jote
Nuk është e nevojshme të flisni gjithmonë me prindërit për të gjitha problemet tuaja. Kur ka besim, mirëkuptim dhe besnikëri mes jush, mund t’i ndani me njëri-tjetrin. Ata mund t’ju këshillojnë jo vetëm si miq të mirë, por si njerëz që jetojnë me ju çdo ditë dhe që njohin mënyrën e të menduarit tuaj./Albstroka/
© AlbStroka.com